Skema Kombëtare e Mbështetjes, AZHBR zgjat afatin për fermerët: Ja data e re për dorëzimin e dokumenteve

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural ka njoftuar zgjatjen e afatit për fermerët aplikantë në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, afati i ri përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit shtesë është 11 shtator 2026.
AZHBR bën me dije se shtyrja e afatit synon t’u krijojë aplikantëve mundësi të mjaftueshme për të plotësuar dokumentacionin e kërkuar, si dhe t’u lehtësojë përfundimin e procesit të verifikimit administrativ.
Agjencia u drejtohet të gjithë aplikantëve që ende nuk e kanë përfunduar plotësimin e dokumentacionit, duke i kërkuar që dokumentet përkatëse t’i dorëzojnë brenda afatit të ri të përcaktuar.
Fermerët që nuk dorëzojnë dokumentacionin brenda afatit të ri, do të skualifikohen. Për skemën e këtij viti shprehën interes 42.728 fermerë, ndërsa numri më i lartë i aplikimeve u regjistrua në Fier, Korçë, Elbasan dhe Vlorë.






Comments