top of page
Të gjithë Artikujt


Qeveria miraton dëmshpërblimin për bizneset e dëmtuara gjatë protestave, ja kush përfiton
Qeveria ka miratuar skemën e dëmshpërblimit për bizneset e dëmtuara gjatë protestave të zhvilluara këtë muaj, duke parashikuar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për subjektet që kanë pësuar dëme materiale nga thyerjet, grabitjet dhe zjarret. Sipas aktit normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave, skema do të përfshijë bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, bazuar në deklaratën vjetore të vitit 2025. Përfitues do të jenë personat fizikë dhe juridik


Kriza ekonomike dhe keqqeverisja, analiza: Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re demokratike
Nga Agron Haxhimali Ndryshimi fillon me dëgjimin dhe plotësimin e kërkesave të drejta të studentëve! Shqipëria po përjeton një periudhë shqetësuese tensioni politik, institucional dhe shoqëror. Protestat e të rinjve në Tiranë, kërkesat për largimin e Kryeministrit, konfliktet politike, tensionet parlamentare, pakënaqësia ndaj reformave dhe mosbesimi ndaj institucioneve janë tregues të një problemi që shkon përtej përplasjes së zakonshme mes qeverisë dhe opozitës. Në vlerësimi


Qeveria shpërblen vullnetarët, ja sa para mund të fitosh
Qeveria do të shpërblejë me deri në 100 mijë lekë vullnetarët që kanë dhënë kontribut të veçantë në komunitet. Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret dhe procedurat për dhënien e çmimeve kombëtare “Vullnetarët e Vitit”, një nismë që synon të vlerësojë angazhimin qytetar dhe kontributin në shërbim të komunitetit. Sipas vendimit, do të jepen dy çmime: një për kontribut të shquar në veprimtari vullnetare afatgjatë, me shpërblim prej 100 mijë lekësh, dhe një për kontribut të


Të papunët do të paguhen për kurset profesionale, ja kush përfiton
Punëkërkuesit e papunë që u përkasin kategorive të veçanta do të mund të përfitojnë mbështetje financiare për ndjekjen e kurseve të formimit profesional. Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon pagesë për çdo orë mësimore të ndjekur, si dhe një bonus mujor për transportin, për ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara. Skema synon të lehtësojë përfshirjen në tregun e punës të personave që hasin më shumë vështirësi për të gjetur një vend pune. Në kategoritë përfi


Rama: Qeveria do të paguajë gjysmën e qirasë për studentët që plotësojnë kushtet
Qeveria do të mbulojë gjysmën e kostos së qirasë për studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Njoftimi u bë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo masë do të përfshihet në kuadrin e ligjit për strehimin social dhe të përballueshëm. Sipas Ramës, nisma synon të lehtësojë barrën financiare të studentëve dhe familjeve të tyre, në kushtet kur rritja e çmimeve e ka bërë më të vështirë përballimin e qirave, veçanërisht në Tiranë. “Qeveria do të futet për të paguar 50% t


Qeveria nuk mund të marrë kredi nga BSH, projektligji vendos kufij të rinj
Një projektligj i ri i depozituar në Kuvend parashikon kufizime më të qarta për mënyrën se si banka qendrore mund të ndërveprojë financiarisht me qeverinë dhe sektorin publik, ndërsa vendosen edhe rregulla të reja për blerjen e titujve të qeverisë në tregun primar dhe për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës. Projektligji, i propozuar nga deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi synon sipas relacionit të përmbushë disa nga kërkesat e procesit të integrimit evro


Kriptomonedhat me rregulla të reja, zbardhet VKM
Tregu i kripto-aseteve në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re rregullimi. Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për Tregjet e Kripto-Aseteve”, një nismë e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që synon të vendosë rregulla më të qarta për aktivitetin e kompanive dhe shërbimeve që lidhen me kriptomonedhat. Projektligji e përafron kuadrin shqiptar me Rregulloren e Bashkimit Evropian 2023/1114, të njohur si MiCA, e cila vendos rregulla të përbashkëta pë


Rama zbulon planin e ri, çfarë po përgatitet për shqiptarët jashtë vendit?
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga New York-u se Shqipëria po përgatit një instrument të ri financiar, të quajtur “Bonot e Diasporës”, për të rritur përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama tha se bonot synojnë ta çojnë në një tjetër nivel pjesëmarrjen e diasporës në rritjen e vendit. “Po përgatisim Bonot e Diasporës që


Marrëveshje e re për studentët: Më shumë praktika dhe mundësi punësimi
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës do të kenë më shumë mundësi për praktika profesionale dhe orientim drejt tregut të punës, ndërsa ekspertiza akademike pritet të përfshihet më gjerësisht në zhvillimin e sektorit bujqësor. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Në fokus të marrëveshjes është krijimi i një lidhjeje më të drejtpërdrejt


Qeveria "hap thesin", miliona lekë për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimi
Këshilli i Ministrave ka miratuar një tjetër masë në kuadër të procesit të përfundimit të problematikave të pronësisë që lidhen me ndërtimet informale të legalizuara. Në fokus të vendimit janë pronarët e pasurive të paluajtshme private, tokat e të cilëve janë prekur nga objektet që kanë kaluar procesin e legalizimit. Sipas vendimit, për kompensimin financiar është përcaktuar një vlerë totale prej 840 702 155,51 lekësh, e cila do të shpërndahet për një sipërfaqe prej 61 477,1


Nga vonesat te përplasja mes aksionerëve, pse qeveria kërkon ndërprerjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Qeveria ka nisur procedurën për ndërprerjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Vendimi është marrë pas një sërë problemesh që, sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë penguar përfundimin e projektit dhe nisjen e operimit brenda afateve të përcaktuara në marrëveshje. Në njoftimin zyrtar drejtuar shoqërisë koncesionare, ortakëve të saj dhe Bankës Kombëtare Tregtare, ministria rendit disa arsye që, sipas saj, përbëjnë shkelje të det
bottom of page