top of page
Të gjithë Artikujt


Dëmet në banka, reagon Banka e Shqipërisë: Nuk ka vend për panik, pagesat vijojnë normalisht
Banka e Shqipërisë garanton se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të regjistruara ditët e fundit në disa degë bankash dhe bankomate. Në një deklaratë për shtyp të publikuar këtë të hënë, institucioni qendror bankar thekson se incidentet kanë shkaktuar dëme materiale dhe kufizime të përkohshme në shërbime, por nuk kanë cenuar qëndrueshmërinë financiare të bankave. Sipas Bankës së Shqipërisë, shërbimi i pagesave ka viju


Protestat, dëmtohen 38 degë bankare dhe 42 bankomate në Shqipëri
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se gjatë protestave janë dëmtuar 38 degë bankare dhe 42 bankomate në vend, duke ndikuar në ofrimin normal të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Përmasat financiare të dëmeve, si dhe numri i pikave të shërbimit që vijojnë të jenë jashtë funksionit, mbeten ende për t’u përcaktuar. Dy ditë më parë, ministrja kishte raportuar për mbi 15 filiale bankare të dëmtuara, ndërsa kishte garantuar se depozitat e


HAPAT/ Si mund të aplikojnë bizneset e dëmtuara nga protestat
Bizneset e vogla që kanë pësuar dëme materiale gjatë protestave mund t’i deklarojnë ato përmes një hapësire të dedikuar në portalin qeveritar e-Albania. Shërbimi i quajtur “Dëmi im” synon të mundësojë evidentimin dhe verifikimin e dëmeve, me qëllim përcaktimin e masave për mbështetjen e bizneseve të prekura. Për të aplikuar, subjektet duhet të identifikohen në e-Albania, të kërkojnë shërbimin “Dëmi im” dhe të plotësojnë të dhënat personale, NIPT-in, informacionin e kontaktit,


Protestat lënë autobusët në park, edhe sot flotë e reduktuar në qarkullim
Protestat në Tiranë nuk kanë sjellë vetëm bllokime të rrugëve, por edhe dëmtime të mjeteve të transportit publik. Xhama të thyer dhe autobusë të lyer me bojë kanë detyruar operatorët të tërheqin një pjesë të flotës nga qarkullimi, duke reduktuar kapacitetet e shërbimit për qytetarët. Pas ndërprerjes së përkohshme të transportit publik gjatë ditës së enjte, shërbimi ka rifilluar, por jo me të gjithë autobusët në dispozicion. Në varësi të zonës dhe linjës, autobusët ofrojnë shë


Protestat mbajnë bankat me dyer të mbyllura, shërbimi për klientët vijon me kufizime
Shërbimi bankar për klientët vijon të jetë i kufizuar edhe këtë të premte, me disa degë që mbeten të mbyllura, pas situatës së krijuar nga protestat dhe incidentet e dhunshme në Tiranë. Mbyllja e disa pikave fizike kufizon aksesin e qytetarëve në shërbimet që ofrohen pranë sporteleve, ndërsa klientët duhet të verifikojnë paraprakisht nëse dega ku duan të kryejnë veprime është e hapur. Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, një pjesë e bankave kanë reduktuar përkohësisht numrin


Kostoja e dukshme e dhunës dhe fatura e padukshme e keqqeverisjes
Shkatërrimi i pronës bie në sy brenda një nate. Kostoja e vendimeve korruptive të dobëta publike ndihet në financat e vendit për vite Një godinë e djegur bëhet lajm brenda pak minutash. Një kontratë e kushtueshme, një projekt pa rezultat ose një arbitrazh i humbur mund t’u kushtojë qytetarëve shumë më tepër, por fatura shpërndahet në vite dhe humbet mes dokumenteve financiare. Kjo është kontradikta që protestat e studentëve në Tiranë prej 13 tetorit 2026 rikthyen në qendër të


Rama premton mbështetje për bizneset e dëmtuara nga protesta: Do e kalojmë bashkë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas protestës së dhunshme në Tiranë, ku dhjetëra biznese janë sulmuar e dëmtuar. Nga një kioskë e djegur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama shprehu solidaritet me familjen që humbi biznesin, ndërsa akuzoi opozitën se po shfrytëzon protestën dhe se aktet e dhunës nuk kanë lidhje me kërkesat e studentëve.Kreu i qeverisë e cilësoi kioskën e djegur si simbol të mundit dhe sakrificës së një familjeje që siguron


Më keni hyrë në biznes, më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar !
Nga Eglent Bici Mbrëmë gjithë natën dhe sot mes dëmeve, thyerjes, shkatërrimit dhe vjedhjes në zyrën tonë më rri në mendje një pyetje: Po sikur të kisha qenë brenda? Po sikur në ato momente të kishte qenë aty një nga kolegët e mi? Po sikur të kishim qenë ende duke punuar, siç na ndodh shpesh deri vonë? Çfarë do të kishte ndodhur? Çfarë do të më kishit bërë nëse do t’ju kisha dalë përpara dhe do t’ju kisha thënë: “Ndal! Kjo është prona ime. Kjo është puna ime. Nuk keni të drej


“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, apeli i bizneseve për protestuesit
Bizneset në Tiranë u bëjnë thirrje protestuesve të mos dëmtojnë pronat private, ndërsa përshkallëzimi i protestës është shoqëruar me dëme në disa prej subjekteve tregtare në kryeqytet. Bizneset kanë ulur qepenat dhe kanë vendosur njoftime në vitrinat e tyre, përmes të cilave shprehin mbështetje për protestuesit, por kërkojnë që pronat e tyre të mos bëhen objekt sulmesh. “Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, shkruhet në tabelat e vendosura në ambientet e bizneseve. Mesazhi vj


Goditja ndaj biznesit, Dhoma e Tregtisë kërkon masa: Autorët të mbajnë përgjegjësi!
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, së bashku me tetë shoqata të biznesit, iu bëjnë thirrje institucioneve shtetërore të marrin masa për mbrojtjen e pronës publike dhe private, pas akteve të dhunës dhe dëmtimeve të raportuara gjatë protestave në kryeqytet. Në një deklaratë të përbashkët, përfaqësuesit e sipërmarrjes theksojnë se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është themelore dhe duhet të garantohet, por dëmtimi i institucioneve, bankave, qendrave tregtare d


Protesta paralizon autobusët në Tiranë, disa linja ndërpresin shërbimin
Transporti urban në Tiranë është përballur me ndërprerje të shërbimit për shkak të protestës dhe bllokimit të rrugëve. Autobusët e kanë të pamundur të qarkullojnë normalisht, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve në kryeqytet. Disa operatorë kanë vendosur të pezullojnë punën për ditën e sotme. Mes tyre është edhe linja Yzberisht–Astir, autobusët e të cilës janë kthyer në park, duke ndërprerë përkohësisht shërbimin për pasagjerët. Sipas operatorëve të transportit urban, vend


Gonxhja thirrje protestuesve: Asnjë kauzë nuk justifikon shkatërrimin e pasurisë kombëtare
Ministri Blendi Gonxhja ka reaguar për protestën në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës dhe dëmtimin e institucioneve. Përmes një mesazhi, ai thekson se e drejta për të protestuar është e pacenueshme, por nuk mund të përdoret si justifikim për zjarrvënie apo shkatërrime. “Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë!”, shkruan Gonxhja, duke shtuar se institucionet publike nuk u përkasin partive politike, por qytetarëve. Ministri u ka bërë thirrje studentëve
bottom of page