top of page

Protestat, dëmtohen 38 degë bankare dhe 42 bankomate në Shqipëri

Oct 18
1 min read

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se gjatë protestave janë dëmtuar 38 degë bankare dhe 42 bankomate në vend, duke ndikuar në ofrimin normal të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Përmasat financiare të dëmeve, si dhe numri i pikave të shërbimit që vijojnë të jenë jashtë funksionit, mbeten ende për t’u përcaktuar.

Dy ditë më parë, ministrja kishte raportuar për mbi 15 filiale bankare të dëmtuara, ndërsa kishte garantuar se depozitat e qytetarëve janë të sigurta dhe se sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm.

Edhe Shoqata Shqiptare e Bankave ka konfirmuar se situata e krijuar gjatë protestave ka ndikuar në funksionimin e një pjese të rrjetit bankar. Për të garantuar sigurinë e klientëve dhe punonjësve, disa banka kanë operuar përkohësisht me numër të reduktuar degësh ose me orar të kufizuar. Shoqata u ka kërkuar mirëkuptim klientëve për vonesat dhe vështirësitë e krijuara, duke theksuar se rikthimi i shërbimeve do të varet nga kushtet e sigurisë dhe vendimet e secilës bankë. Qytetarëve dhe bizneseve u rekomandohet të konsultojnë paraprakisht njoftimet zyrtare të bankave përpara se të paraqiten në degë, si dhe të përdorin, kur është e mundur, shërbimet digjitale për pagesa, transferta dhe veprime të tjera bankare. Pavarësisht dëmtimeve materiale dhe kufizimeve të përkohshme, Shoqata Shqiptare e Bankave thekson se dëmtimi i ambienteve dhe pajisjeve nuk cenon në vetvete depozitat e klientëve. Bankat vijojnë të marrin masa për sigurinë, vazhdimësinë e aktivitetit dhe mbrojtjen e interesave të klientëve.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page