top of page
Të gjithë Artikujt


Qeveria vendos taksë për makinat elektrike, sa do të paguhet në vit
Qeveria propozon vendosjen e një takse vjetore prej 15 mijë lekësh për makinat elektrike, të cilat aktualisht përjashtohen nga taksa e mjeteve të përdorura. Masa është pjesë e Paketës Fiskale 2027 dhe, nëse miratohet, pritet të zbatohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Sipas projektligjit për ndryshimet në ligjin “Për taksat kombëtare”, taksa për autoveturat elektrike do të jetë fikse, në masën 15.000 lekë në vit, pavarësisht vjetërsisë apo fuqisë së motorit elektrik. Ndrysh


Hiqet taksa e qarkullimit, por dyfishohet taksa e makinave. Sa do të paguani nga 2027
Qeveria propozon një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën e taksimit të automjeteve, duke hequr taksën e qarkullimit prej 27 lekësh për litër naftë dhe benzinë, ndërsa rrit ndjeshëm detyrimin vjetor për pronarët e makinave. Sipas projektligjit të përfshirë në Paketën Fiskale 2027, taksa vjetore për shumicën e autoveturave do të dyfishohet, ndërsa më të larta do të jenë detyrimet për automjetet me motor mbi 2.000 cm³, makinat luksoze dhe mjetet elektrike. Ndryshimet parashikohet


A po i vjen fundi taksës së qarkullimit? Sot vendoset nëse ndryshon kjo politikë fiskale
Ndryshimet në paketën fiskale për vitin e ardhshëm janë bërë tashmë publike në pjesën më të madhe të tyre. Por në tavolinë ne kryeminstrit ka edhe një opsion, i cili është ende në diskutim, taska e shumë debatuar, ajo e qarkullimit. Sot kjo taksë paguhet nga të gjithë, në litrin e naftës në masën 27 lekë. Por kohët e fundit për shkak edhe të zhvillimeve ndërkombëtare çmimi i naftës është kthyer në barrën ekonomike kryesore për shumë shtete. Shqipëria mban dhe ngarkesën më të


Makinat e lëna prej muajsh në rrugë, gati rregullat e reja: Si do të verifikohen para se të shkatërrohen
Automjetet që prej kohësh qëndrojnë të palëvizura në rrugë dhe zënë hapësirat e përbashkëta mund t’i nënshtrohen një procedure të re, që nis me ndërhyrjen e bashkive dhe përfundon me trajtimin përfundimtar të mjetit. Projektvendimi i përgatitur nga Ministria e Mjedisit dhe i hedhur për konsultim, për administrimin e automjeteve jashtë përdorimit parashikon jo vetëm largimin e tyre nga hapësirat publike, por edhe kontrollin e pronësisë dhe të statusit ligjor përpara se të ven


Trafiku në Tiranë, KLSH ngre alarmin: Mbi gjysma e kamerave jashtë funksionit, investimet ngecin
Në një Tiranë ku dëmtimi i semaforëve dhe kamerave gjatë protestave të fundit nuk duket se ka sjellë ndonjë kaos të ri në trafik, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) tregon se sistemi i menaxhimit të qarkullimit kishte probleme serioze edhe më parë. Sipas auditimit, më shumë se gjysma e kamerave të monitorimit nuk transmetonin pamje, një pjesë e semaforëve nuk ishin të integruar në sistemin qendror, ndërsa investimet për përmirësimin e transportit dhe qarkullim


Makina për skrap pa pagesë, ja kur pronari mund të detyrohet të paguajë
Pronarët e automjeteve që kanë përfunduar ciklin e përdorimit do të mund t’i dorëzojnë ato pa pagesë për shkatërrim dhe riciklim, sipas një projektvendimi të ri të qeverisë. Financimi i procesit do të mbështetet te kompanitë që prodhojnë ose importojnë automjete për qëllime tregtare, ndërsa parashikohen përjashtime kur makina është e paplotë ose përmban mbetje të tjera. Nisma e përgatitur nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të ndryshoj


BE frenon makinat kineze, miliona automjete më pak pritet të hyjnë në Europë
Bashkimi Europian dhe Kina kanë arritur një mirëkuptim për të kufizuar eksportet e automjeteve hibride kineze drejt tregut europian, në një përpjekje për të ulur çekuilibrin tregtar mes dy ekonomive dhe për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve ekonomike. Sipas komisionerit europian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, marrëveshja mund të sjellë një ulje prej më shumë se gjysmës të eksporteve kineze të makinave hibride dhe hibride me karikim nga jashtë (plug-in) drejt Bashkimit E


Parkim i ri me 1,400 vende në QSUT, Rama zbulon planin
Territori i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës pritet të pësojë një ndryshim të rëndësishëm me përfundimin e parkimit të ri në hyrje të kompleksit. Projekti parashikon 1,400 vende parkimi dhe, sipas kryeministrit Edi Rama, synimi është që automjetet të largohen tërësisht nga hapësirat e brendshme të spitalit. Gjatë vizitës në ambientet e reja të Kardiokirurgjisë, Rama tha se rreth 900 prej vendeve të reja do të përdoren nga personeli i QSUT-së, ndërsa 500 vendet e tjer


Doganat ndryshojnë mënyrën e vlerësimit të makinave, kilometrat hyjnë në llogaritjen e çmimit
Administrata Doganore ka prezantuar manualin e ri për procedurën e vlerësimit të automjeteve në zhdoganim, duke sjellë si një nga ndryshimet kryesore marrjen në konsideratë të kilometrave të përshkuara nga automjeti. Sipas Doganave, manuali synon të përcaktojë në mënyrë sa më reale dhe objektive vlerën e automjeteve të prodhuara gjatë 10 viteve të fundit, por vetëm në rastet kur nuk mund të zbatohet metoda e vlerësimit sipas transaksionit, në përputhje me nenet 66–69 të Kodit


Rruga "Myslym Shyri" si mbushës i arkës së Bashkisë nga gjobat!
Nga Zak Topuzi Një nga akset më të rëndësishme të biznesit të vogël në Tiranë, ku punësohen qindra familje, është kthyer në një zonë stresi dhe "gjahu" ditor nga Policia Bashkiake e Rrugore. Marrja e një korsie për biçikletat pa menduar logjistikën e një rruge tregtare ( pa siguruar një alternativë) i ka lënë blerësit pa mundësi parkimi. Rezultati? Rruga mbetet vetëm me një korsi. Makina të ndaluara 5 minuta dhe policë me bllok gjobash për të mbushur arkën e shtetit. Detyr
bottom of page