top of page
Të gjithë Artikujt


Ulen çmimet e karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të sotëm, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa benzina me një çmim maksimal prej 190 lekësh për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 14 tetor, në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të shitjes. Në krahasim me një ditë më parë, nafta është ulu


Ulet çmimi i naftës në vend, benzina shtrenjtohet
Nga kjo e shtunë, nafta do të kushtojë më lirë. Sipas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës, litri i naftës do të tregtohet 211 lekë, nga 213 që ishte një ditë më parë, pra 2 lekë më lirë. Ndërsa benzina nga ana tjetër pëson një shtrenjtim të lehtë. Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes së benzinës me pakicë të jetë 195 lekë/litër, nga 194 që ishte dje. Gjatë katër ditëve të fundit, Bordi i Transparencës ka ndryshuar katër herë çmimet e karburanteve, herë në ulje


Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të paguani nga ora 13:00
Bordi i Transparencës ka vendosur kufijtë e rinj të çmimeve të karburanteve. Nafta nuk do të shitet më shumë se 213 lekë për litër, nga 217 lekë që u caktua një ditë më parë. Ndërsa benzina do të ketë një çmim maksimal prej 194 lekësh, nga 193 lekë që ishte dje. Pra, çmimi i naftës zbret me 4 lekë, ndërsa ai i benzinës rritet me 1 lekë. Vendimi hyn në fuqi sot, në orën 13:00. Bordi i Transparencës u ka rikujtuar operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë detyrimin për të


Bordi rrit çmimin e naftës dhe benzinës, ja kur hyn në fuqi vendimi
Bordi i Transparencës ka rritur sot çmimin e naftës. Sipas vendimit të ri, litri i naftës do të kushtojë 217 lekë në pikat e shitjes me pakicë, nga 210 lekë që u përcaktua më parë. Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 193 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë në 181 lekë/litër. Me vendimin e ri, benzina pëson një rritje prej 3 lekësh/litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 8 tetor, në orën 12:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bor


Ulen nafta dhe benzina në vend, sa do të kushtojnë nga sot
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë për karburantet, në kushtet e situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve. Në mbledhjen e sotme, Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës të jetë 210 lekë për litër, nga 213 lekë për litër që ishte. Ndërsa çmimi maksimal me shumicë 198 lekë për litër. Edhe benzina është ulur me 3 lekë, duke përcaktuar si çmim maksimal për tregtimin me pakicë190 lekë për litër.


Rezervë nafte për 90 ditë/ PD kundërshton tarifën dhe përfshirjen e privatëve
Krijimi i rezervës kombëtare të sigurisë së naftës ka hapur një përplasje të re mes qeverisë dhe opozitës, me Partinë Demokratike që kërkon ndryshimin e mënyrës së financimit, blerjes dhe administrimit të rezervës. Deputeti demokrat Enno Bozdo depozitoi në Kuvend një paketë amendimesh për projektligjin e qeverisë, duke kundërshtuar veçanërisht vendosjen e një tarife mbi produktet hidrokarbure dhe mundësinë e përfshirjes së operatorëve privatë në administrimin e rezervave. Sip


Greqia "në luftë" me çmimin e lartë të karburanteve, njofton tjetër paketë mbështetëse
Qeveria greke po ndërhyn sërish për të frenuar ndikimin e çmimeve të larta të karburanteve, në një kohë kur benzina dhe nafta në vend kanë kaluar nivelin e 2 eurove për litër. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar një paketë të re masash, ku lehtësimi kryesor do të jetë për naftën e automjeteve. Nga 1 deri më 15 tetor, subvencionimi shtetëror do të rritet nga 10 në 15 centë për litër. Nëse këtij reduktimi i shtohet edhe ulja që pritet të aplikohet nga rafineritë, përfi


Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta "fluturon" në 229 lekë
Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë marrë një tjetër goditje, duke u afruar me nivelet më të larta të regjistruara gjatë krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta të shtunën ka arritur deri në 229 lekë për litër, ndërsa benzina po tregtohet deri në 219 lekë për litër. Rritja vjen vetëm pak ditë pas një tjetër shtrenjtimi të karburanteve në tregun vendas. Nafta, e cila më parë tregtohej rreth 219 lekë/litër, është shtrenjtuar me rreth 7-1


Shtrenjtohen sërish karburantet në vend, sa arrin çmimi i naftës
Tregu vendas i karburanteve po përballet me një tjetër valë shtrenjtimi, teksa çmimet në pikat e shitjes me pakicë në Tiranë kanë marrë një tjetër shtysë në rritje. Prej pasdites së të mërkurës, një litër naftë po shitet me rreth 219 lekë, duke u shtrenjtuar me 4 lekë krahasuar me nivelin e mëparshëm prej 215 lekësh. Edhe benzina ka regjistruar një rritje, duke kaluar nga 198 në rreth 202 lekë për litër. Lëvizja e re në tregun shqiptar vjen në një moment kur tregjet ndërkombë
bottom of page