top of page

Bordi rrit çmimin e naftës dhe benzinës, ja kur hyn në fuqi vendimi

Oct 8
1 min read

Bordi i Transparencës ka rritur sot çmimin e naftës. Sipas vendimit të ri, litri i naftës do të kushtojë 217 lekë në pikat e shitjes me pakicë, nga 210 lekë që u përcaktua më parë.


Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është vendosur në 193 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë në 181 lekë/litër. Me vendimin e ri, benzina pëson një rritje prej 3 lekësh/litër.


Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 8 tetor, në orën 12:00 dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të shitjes. Shkelja e vendimit mund të sjellë pezullimin e aktivitetit për operatorët ndaj të cilëve konstatohen shkelje.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page