top of page
Të gjithë Artikujt


Ndryshon buxheti 2026. Si ndahen paratë
Qeveria do të miratojë sot pasdite rishikimin e parë të Buxhetit të Shtetit për vitin 2026 përmes një Akti Normativ, duke shtuar 20.1 miliardë lekë në të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara, pa ndryshuar nivelin e deficitit buxhetor. Drafti i ndryshimeve, të cilin Ekofin.al e disponon ekskluzivisht, përmban një paketë të gjerë ndërhyrjesh financiare që prekin një pjesë të madhe të ministrive, institucionet kryesore dhe pushtetin vendor. Sipas dokumentit, rishikimi bazohet


Transporti gjatë verës, DPSHTRR ofron platformë të re
Me rritjen e fluksit të turistëve gjatë sezonit veror, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka intensifikuar fushatën për promovimin e platformës eTransport, e cila u mundëson qytetarëve dhe vizitorëve të marrin informacion të shpejtë dhe të saktë mbi transportin publik interurban. Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Kreshnik Bajraktari, së bashku me ekipet e institucionit, zhvilloi një seri takimesh informuese në terren në pikat kryesore hy


Sa lekë rriten pensionet me indeksimin 2.7 %?
Si çdo vit qeveria mori vendimin për indeksimin e pensioneve për të gjitha kategoritë. Këtë vit norma e indeksimit u miratua 2.7% apo 0.2 % më shumë se një vit më parë. Ajo reflekton shtrenjtimin e kostos së jetesës, që ka ardhur edhe si rezultat i luftës në Lindjen e Mesme. Norma e indeksimit vendoset në bazë të inflacionit që mat shtrenjtimin e jetës së pensionistëve. Inflacioni për pensionistët merr në konsideratë një shportë të veçantë me produktet dhe shërbimet që domin


Puna në shtet, kontribuesi kryesor në rritjen ekonomike
Instituti i Statistikave konfirmon se ekonomia shqiptare ka patur një performancë pozitive në tre mujorin e parë të këtij vitit. Të dhënat flasin se ekonomia u rrit me 3,71% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Sektori publik është ai që po udhëheq rritjen ekonomike. Treguesit e INSTAT flasin se rritja po mbështetet nga apuna në administratë dhe konsumi privat, ndërsa sektorët prodhues vijojnë të shfaqin dobësi. Konkretisht kontributin më të madh në zgjerimi


Biznesi humbet besimin. Klima politike&korrupsioni në nivele shqetësuese
Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi ideksin, që është treguesi i klimës së biznesit në vendin tonë. Ky indeks rezultoi se mbi 200 biznese pjesmarrëse vlerësuan mjedisin ekonomik me 40 pikë nga 100 të mundshmet. Por si është ky tregues në raport me një vit më parë? Të dhënat tregojnë se ka një përkeqësim me 6 pikë. Në vitin 2024, ky vlersim ishte 46.4 ndërsa një vit më pas ai ra në 40.3. Ndërkohë vlerësimi për vitin 2025 është i njëjtë me vlerën e vitit 2012, kohë kur nisi të


Rekord i ri për euron, ja sa do të shkojë...
Monedha europiane vijon të surprizojë me tendencen e saj rënëse në tregun e brendshëm. Java që mbyllëm por dhe kjo e hënë monedha europiane është në kufinjtë e 94 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ndërsa në treg ajo ka kapur edhe vlerën e 93 lekëve. Në qershor të vitit të kaluar një euro këmbehej në kufinjtë e 98 lekëve, ndërsa sot është 94 lekë. Nga po vjen zhvlerësimi i euros? Ecuria e turizmi, remitancat, investimet e huaja apo burimet informale janë di


Mbërrijnë 665 turistë me kroçierën "Nautica"
Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen turistike “Nautica”, e cila solli në Shqipëri 665 turistë nga vende të ndryshme të botës, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia. Mbërritja e kroçieres përforcon pozicionin e Durrësit si një nga portat kryesore të turizmit detar në rajon. Sipas operatorëve turistikë, çdo ndalesë e një anijeje kroçiere sjell përfitime ekonomike që shtrihen përtej qytetit pritës, pasi turistët vizitojnë e


Aeroporti “Nënë Tereza” drejt 13 milion pasagjerëve, shifër rekord
Numri i pasagjerëve që do të përpunohen këtë vit në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit pritet të tejkalojë shifrën e vitit 2025. Autoriteti i Aviacionit Civil parashikon që deri në dhjetor, numri i pasagjetrëve të arrijë në 13.5 milionë, duke shënuar kështu një rekord të ri lëvizjesh. Kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil shpjegon se ku do të ndërhyet me investime për të shmangur radhët e gjata. “Aeroporti i Rinasit çdo vit proceson më shumë pasagjerë dhe mjete ajrore. Këtë


Ministria shtyn afatin e Skemës Kombëtare, fermerët kanë kohë deri më 6 korrik
Ministria e Bujqësisë ka shtyrë me 10 ditë afatin për aplikimet në Skemën Kombëtare të mbështetjes financiare për fermerët. Vendimi vjen pas rritjes së numrit të aplikimeve në ditët e fundit, ndërsa autoritetet synojnë t'u japin më shumë kohë fermerëve për të përfituar nga subvencionet. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se deri tani kanë aplikuar rreth 40 mijë fermerë. Sipas tij, afati i ri për aplikime është 6 korriku, duke u krijuar mundë


Një ekonomi pa para cash/A jemi gati?
Shqipëria po shënon një rritje të vazhdueshme të përdorimit të pagesave elektronike, ndërsa Banka e Shqipërisë po vijon reformat për modernizimin e sistemit financiar. Kjo ishte tema e workshopit "Cashless Albania – Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: A jemi gati?" ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, sektorit bankar, akademisë dhe organizatave ndërkombëtare. Guvernatori Genti Sejko në fjalën e tij tha se vitet e fundit janë ndërmarrë një sërë reforma


Administrata përfiton 300 kredi me 0% interes. Kush aplikon?
Këshilli i Ministrave miratoi sot kuotat për 300 kredi të buta me interes zero, të dedikuara për strehimin e punonjësve të administratës publike. Kjo masë synon të mbështesë kategoritë që nuk disponojnë banesë ose ndodhen në kushte të vështira strehimi. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se qeveria vijon çdo vit politikat mbështetëse për strehim. “Çdo vit kemi aplikuar politika për strehimin e disa kategorive të punonjë


Miratohet indeksimi i pensioneve. Përfitojnë 900 mijë pensionistë
Qeveria shqiptare ka miratuar indeksimin vjetor të pensioneve me 2.7%, një vendim që do të zbatohet duke nisur nga 1 korriku 2026. Rritja synon të zbusë efektin e inflacionit dhe të ruajë fuqinë blerëse të rreth 900 mijë pensionistëve në të gjithë vendin, përballë rritjes së kostos së jetesës. Sa do të rriten pensionet urbane dhe rurale Sipas vendimit, pensionet urbane të pleqërisë do të kenë një rritje mesatare prej 543 lekë në muaj. Konkretisht, pensioni mesatar urban, i ci
bottom of page