top of page

Administrata përfiton 300 kredi me 0% interes. Kush aplikon?

  • Jun 26
  • 1 min read


Këshilli i Ministrave miratoi sot kuotat për 300 kredi të buta me interes zero, të dedikuara për strehimin e punonjësve të administratës publike. Kjo masë synon të mbështesë kategoritë që nuk disponojnë banesë ose ndodhen në kushte të vështira strehimi.



Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se qeveria vijon çdo vit politikat mbështetëse për strehim.


“Çdo vit kemi aplikuar politika për strehimin e disa kategorive të punonjësve dhe sot miratuam kuotat për 300 kredi të buta, të cilat do të jepen me normë interesi zero për kategori të caktuara të administratës publike”, u shpreh Ibrahimaj.


Sipas saj, normat e interesit do të subvencionohen plotësisht nga buxheti i shtetit. Kjo do të thotë që përfituesit do të marrin kredi me interes 0%.


Si janë ndarë 300 kuotat


Shpërndarja e kuotave është bërë sipas numrit të aplikimeve të regjistruara ndër vite dhe përfshin 4 ministri kryesore:


1. 70 kuota për punonjësit e Policisë së Shtetit

2. 20 kuota për punonjësit e Policisë së Burgjeve

3. 70 kuota për mësuesit

4. 70 kuota për mjekët dhe infermierët

5. 70 kuota për ushtarakët


Kriteret e përzgjedhjes: Kush ka përparësi


Përzgjedhja do të bëhet përmes një *sistemi pikëzimi*, njësoj si vitet e kaluara. Prioritet do të kenë:


Punonjësit që nuk zotërojnë banesë në pronësi, ata që jetojnë në banesa të mbipopulluara, familjet që kanë humbur banesën për shkak të vendimeve gjyqësore ose investimeve publike dhe kategori të caktuara sociale dhe familjare


Në vlerësim do të meret në konsideratë edhe vjetërsia në administratë dhe niveli i pagës. Për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë parashikuar kritere specifike të përshtatura me personelin. /Ekobiz


Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page