top of page

Transporti gjatë verës, DPSHTRR ofron platformë të re

  • Jun 30
  • 1 min read

Me rritjen e fluksit të turistëve gjatë sezonit veror, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka intensifikuar fushatën për promovimin e platformës eTransport, e cila u mundëson qytetarëve dhe vizitorëve të marrin informacion të shpejtë dhe të saktë mbi transportin publik interurban.

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së, Kreshnik Bajraktari, së bashku me ekipet e institucionit, zhvilloi një seri takimesh informuese në terren në pikat kryesore hyrëse të Shqipërisë. Aktiviteti nisi në Portin e Durrësit, vijoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe më pas në Portin e Vlorës dhe Portin e Sarandës, ku u shpërndanë informacione mbi funksionimin dhe përfitimet që ofron platforma.

Gjatë këtyre vizitave, Bajraktari u takua me qytetarë, turistë dhe operatorë të transportit, duke dëgjuar nga afër sugjerimet dhe nevojat e tyre. Sipas DPSHTRR-së, ky komunikim i drejtpërdrejtë do të shërbejë për përmirësimin e mëtejshëm të platformës, në mënyrë që ajo të jetë sa më e thjeshtë për t'u përdorur dhe t'u përgjigjet më mirë kërkesave të përdoruesve.

Fushata informuese do të vazhdojë gjatë gjithë sezonit veror edhe në destinacionet më të frekuentuara turistike dhe kulturore të vendit. Qëllimi është që sa më shumë qytetarë dhe vizitorë të njihen me platformën eTransport dhe të kenë akses të lehtë në informacionin për linjat, oraret dhe shërbimet e transportit publik interurban.

Përmes kësaj nisme, DPSHTRR synon të forcojë komunikimin me përdoruesit, të përmirësojë cilësinë e shërbimeve dhe të kontribuojë në një eksperiencë udhëtimi më të informuar, më të organizuar dhe më efikase për të gjithë.

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page