top of page

Ndryshon buxheti 2026. Si ndahen paratë

  • Jun 30
  • 3 min read

Qeveria do të miratojë sot pasdite rishikimin e parë të Buxhetit të Shtetit për vitin 2026 përmes një Akti Normativ, duke shtuar 20.1 miliardë lekë në të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara, pa ndryshuar nivelin e deficitit buxhetor. Drafti i ndryshimeve, të cilin Ekofin.al e disponon ekskluzivisht, përmban një paketë të gjerë ndërhyrjesh financiare që prekin një pjesë të madhe të ministrive, institucionet kryesore dhe pushtetin vendor.

Sipas dokumentit, rishikimi bazohet në performancën pozitive të pesëmujorit të parë të vitit, ku të ardhurat buxhetore janë realizuar mbi pritshmëritë fillestare, duke krijuar hapësira për financimin e prioriteteve të reja pa rritur deficitin dhe pa devijuar nga objektivat e konsolidimit fiskal.

Të ardhurat dhe shpenzimet rriten me 20.1 miliardë lekë, deficiti nuk ndryshon

Me ndryshimet e propozuara, të ardhurat e përgjithshme të buxhetit arrijnë në 843.1 miliardë lekë, ose 20.1 miliardë lekë më shumë se plani fillestar, një rritje prej 2.4%.

Edhe pse të ardhurat dhe shpenzimet rriten me të njëjtën shumë, deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar në 63.7 miliardë lekë.

Qeveria synon të ruajë trajektoren rënëse të borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke respektuar rregullat fiskale të parashikuara në Ligjin Organik të Buxhetit.

Pensionet indeksohen tre muaj më herët

Një nga ndryshimet është përshpejtimi i indeksimit të pensioneve. Në vend që rritja të hynte në fuqi më 1 tetor, siç ishte planifikuar fillimisht, ajo do të zbatohet nga 1 korriku 2026.

Për këtë qëllim, Institutit të Sigurimeve Shoqërore i shtohen 872 milionë lekë, të cilat mbulojnë efektin financiar të indeksimit prej 2.7%. Qeveria argumenton se kjo ndërhyrje synon të zbusë më shpejt efektet e inflacionit mbi pensionistët

4.5 miliardë lekë shtesë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale

Përfituesi më i madh i rishikimit është Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila merr rreth 4.5 miliardë lekë shtesë. Paketa përfshin: 750 milionë lekë për dyfishimin e pagesës për 10,720 fëmijë me aftësi të kufizuara, me efekt nga 1 korriku; 674 milionë lekë për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për 14,657 kujdestarë të personave me aftësi të kufizuara, duke filluar nga 1 tetori;

1.5 miliardë lekë për furnizimin me barna onkologjike në spitalet publike; 150 milionë lekë për rritjen e pagave të rreth 400 mjekëve dhe 1,200 teknikëve të shkencave mjekësore në urgjencën spitalore dhe atë parësore; 100 milionë lekë shtesë për fondin e kompensimit të ish-të përndjekurve politikë; 700 milionë lekë për pajisje të reja spitalore, laboratorike dhe zhvillimin e infrastrukturës dixhitale të shëndetësisë.

Comments

Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page