top of page

Një ekonomi pa para cash/A jemi gati?

  • Jun 28
  • 2 min read


Shqipëria po shënon një rritje të vazhdueshme të përdorimit të pagesave elektronike, ndërsa Banka e Shqipërisë po vijon reformat për modernizimin e sistemit financiar. Kjo ishte tema e  workshopit "Cashless Albania – Një ekonomi pa përdorimin e parasë fizike: A jemi gati?" ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, sektorit bankar, akademisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Guvernatori Genti Sejko në fjalën e tij tha se vitet e fundit janë ndërmarrë një sërë reformash që kanë krijuar kushte më të mira për zhvillimin e pagesave digjitale. Ai përmendi përafrimin e legjislacionit me standardet evropiane, zhvillimin e bankingut të hapur, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), që u mundëson qytetarëve dhe bizneseve të kryejnë transferta në euro me kosto më të ulëta.

Guvernatori theksoi se rezultatet e këtyre reformave po reflektohen edhe në statistika. Numri i pagesave digjitale për frymë ka arritur në 29 në vit, nga vetëm 5 një dekadë më parë. Po ashtu, pagesat elektronike po rriten me rreth 25% në vit, ndërsa numri i kartave bankare në qarkullim ka arritur në 1.5 milionë. Edhe rrjeti i terminaleve POS po zgjerohet në të gjithë vendin.

Prioritet i Bankës së Shqipërisë mbetet ndërtimi i platformës kombëtare të pagesave të menjëhershme, e cila pritet të përshpejtojë transaksionet dhe të rrisë më tej përdorimin e pagesave elektronike. Ai theksoi se suksesi i këtij procesi do të varet edhe nga edukimi financiar i qytetarëve dhe bashkëpunimi mes institucioneve dhe sektorit financiar. Qeveria ka vendosur si objektiv që ekononomia të reduktojë përdorimin e parasë fizike deri në 2030. Për arritjen e këtij objektivi gjatë këtij viti u përcaktua me ligj që bizneset në sektorin e turizmit, transportit dhe kompnitë publike nga muaji Maj kanë për detyrë të ofrojnë dhe shërbminin e pagesës me kartë. Ndërsa deri në fund të vitit kanë detyrimin të pajisen të gjitha bizneset.

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page