top of page

Rekord i ri për euron, ja sa do të shkojë...

  • Jun 29
  • 2 min read


Monedha europiane vijon të surprizojë me tendencen e saj rënëse në tregun e brendshëm. Java që mbyllëm por dhe kjo e hënë monedha europiane është në kufinjtë e 94 lekëve, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.  Ndërsa në treg ajo ka kapur edhe vlerën e 93 lekëve. Në qershor të vitit të kaluar një euro këmbehej në kufinjtë e 98 lekëve, ndërsa sot është 94 lekë. Nga po vjen zhvlerësimi i euros? Ecuria e turizmi, remitancat, investimet e huaja apo burimet informale janë disa nga shkaqet pse euro është në këto nivele. Por në sezon turistik ka gjithmonë një tendencë zhvlersimi për shkak të rritjes së euros në treg. Dritan Vakaj nga Shoqata e Agjentëve të Tregut Valutor thotë se kjo rënie ishte përtej pritshmërive.

“E pritshme në këtë periudhë. Niveli rënies ishte disi përtej parashikimeve. Megjithatë faktorët janë evident. Vijojmë të kemi prurje të larta eurosh në treg. Kemi mungesë të lekut në treg që lidhet dhe me shpenzimet qeveritare. Ndërsa flasim për një inflacion deri në kufijtë e 3% ishte e pritshme që të mos kishim zhvlersim të mëtejshëm të euros. Kemi një konsum më të ulët të euros, ndërsa oferta është e lartë. Tregu nuk e përthith atë sasi eurosh që qarkullon që vijnë nga turizmi, remitancat apo investimet e huaja”, tha Vakaj në një intervistë në Vizion Plus

Por teksa po hyjmë në dy muajt kryesor të turizmit korrik-gusht, ku prurjet e euros nga turizmit janë edhe më të mëdha, pritshmëritë janë që monedha europine të kap një nivel të ri historik

“Një kurs euro-lekë 90 lekë është i pritshmë dhe mund të konsiderohet normal në dy muajt në vijim. Nëse i referohemi ekpseriencës, të dhënat na tregojnë se në sezonin veror euro zhvlerësohet nga 2-4%, ndaj një mesatare prej 3% në këtë kohë do të ishte e pritshme dhe tregu do ta absorbonte”, sqaroi Vakaj.

Teska zhvlerësimi i euros nuk mund të konsiderohet më një tendecë e përkohshme, por një realiteti i ri dhe sipas parashikimeve nuk ka asnjë gjasë të që kemi ndonjë forcim të monedhës europine në vijim. /vizionplus.tv

 

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page