top of page
Të gjithë Artikujt


Nga emigrantë në sipërmarrës, Si ndryshuan ndër vite shqiptarët në Itali?
Shqiptarët po forcojnë gjithnjë e më shumë pozitat e tyre në ekonominë italiane, duke kaluar gradualisht nga fuqi punëtore në pronarë, administratorë dhe drejtues kompanish. Një raport mbi sipërmarrjen shqiptare në Puglia, “The Rooting of Albanian and Montenegrin Entrepreneurship in Apulia”, i realizuar në kuadër të projektit BRESTAT dhe mbështetur në të dhënat e Registro Imprese, tregon se në fund të vitit 2025 në kompanitë aktive të rajonit rezultonin 1,734 persona të lindu


Lajm i rëndësishëm për të huajt që punojnë në Shqipëri, çfarë ndryshon?
Procedurat për shtetasit e huaj që duan të punojnë në Shqipëri pritet të zhvillohen më shpejt, pas ndryshimeve të reja në mënyrën se si trajtohen kërkesat për miratimin e punësimit. Një udhëzim i përbashkët i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme sjell një afat të ri për shqyrtimin e aplikimeve nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive. Sipas rregullave të reja, AKPA duhet të japë qëndrimin e saj në sistemin elektronik brenda një


Mijëra biznese online, shmangin taksat. Tatimet zbulojnë planin
Administrata Tatimore ka publikuar Planin Sektorial për Tregtinë dhe Shërbimet Online, një nismë që synon formalizimin e ekonomisë dixhitale nga bizneset që operojnë në internet. Plani vjen në kushtet e zgjerimit të tregtisë elektronike në Shqipëri dhe synon të krijojë kushte të barabarta konkurrimi mes operatorëve ekonomikë, duke adresuar aktivitetet e paregjistruara dhe deklarimet jo të plota të detyrimeve tatimore. Në fokus të planit do të jenë regjistrimi i tatimpaguesve,


Punimet në autostradë Tiranë-Durrës, hapje graduale në fund të vitit?
Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës kanë hyrë në fazën e tretë, ndërsa autoritetet synojnë që kjo pjesë e projektit të përfundojë para afatit kontraktual, i cili është mauji Prill. Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Enea Karakaçi, inspektoi punimet, ku aktualisht po punohet për zgjerimin e rrugës deri në drejtim të Limuthit. Sipas ministrit, dy fazat e para të projektit kanë përfunduar dhe kanë ndihmuar në përmirësimin e qarkullimit, ndërsa tashmë foku


Eksportet marrin hov, fasoni në krizë: Mineralet dhe ndërtimi mbajnë gjallë rritjen
Eksportet shqiptare kanë përshpejtuar rritjen në muajin korrik, por pas shifrave pozitive fshihet një panoramë e përzier për ekonominë. Ndërsa mineralet, lëndët djegëse, materialet e ndërtimit dhe makineritë kanë shënuar rritje të fortë, industria e tekstileve dhe këpucëve vijon të tkurret me ritme të larta. Sipas të dhënave të INSTAT, në korrik eksportet e mallrave arritën në 33,7 miliardë lekë, duke u rritur me 10,6% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar. Në raport me qer


Turistët e huaj "pushtojnë" Shqipërinë, rritje me 20% gjatë qershorit
Numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat turistike në Shqipëri vijoi rritjen edhe gjatë muajit qershor 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në qershor u regjistruan 17% më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Rritja është nxitur kryesisht nga vizitorët e huaj. Numri i vizitorëve rezidentë u rrit me 7%, ndërsa vizitorët jo-rezidentë, pra të huajt, u shtuan me 20,6%. Nga vijnë turistët e huaj? Pavarësisht luhatjeve në


Policia e Shtetit hap 300 vende pune, ja kriteret dhe dokumentet për aplikim
Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për 300 vende të lira në funksionet e rolit zbatues “Patrullë e Përgjithshme”. Konkurrimi është i hapur për shtetasit që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe do të zhvillohet mbi bazën e meritës, shanseve të barabarta, transparencës dhe integritetit. Lajmin e ka bërë të ditur Minsitri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari gjatë një postimi në rrjetin e tij social facebook. Sipas njoftimit aplikimet do të jenë të hapura nga 17 gus


Qira ditore apo mujore? Kush ka më shumë leverdi dhe si po ndryshon tregu?
Kalimi masiv i apartamenteve drejt qiradhënies ditore uli ofertën për banim afatgjatë dhe ushtroi presion të fortë mbi çmimet në Tiranë. Në 6-mujorin e parë të vitit 2026, qiraja mesatare për apartamentet 1+1 arriti në 590 euro në muaj, ndërsa për banesat 2+1 në 954 euro, me rritje përkatësisht 4.4% dhe rreth 26% krahasuar me një vit më parë.Në disa zona qendrore, rritja ishte shumë më e fortë, ndërsa edhe periferia po ofron gjithnjë e më pak alternativa të përballueshme. Agj


Imitojnë bankat, kujdes nga sms/email-et mashtruese. Apeli i AKSK
Agjensia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike paralajmëron qytetarët për rritjen e rasteve të phishing dhe smishing që synojnë klientët e bankave në Shqipëri. Mashtruesit përdorin emrin, logon dhe identitetin vizual të bankave për të dërguar SMS ose email që duken të vërteta, duke i nxitur qytetarët të klikojnë në lidhje të dyshimta ose të japin të dhëna konfidenciale. Në një njoftim për shtyo AKSK thotë se mesazhet mund të pretendojnë se ka pasur aktivitet të pazakontë në llogar


Bizneset drejt anëtarësimit me detyrim në Dhomën Kombëtare, tarifa deri në 70 mijë lekë
Për të disatën herë qeveria i rikthehet nismës për anëtarësim me detyrim të biznesit në një organizatë të vetme. Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin që parashikon krijimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare (DHEK) si ent publik me funksione dhe shërbime publike të deleguara për sipërmarrjen private. Projektligji synon të zëvendësojë sistemin aktual të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe të krijojë një strukturë të re kombëtare dhe sektoriale për përfaqësimin e biznes


A matet puna me orar? Si po sfidohet modeli tradicional 0:8-17:00?
Modeli “8:00 me 5:00” vazhdon të jetë norma për pjesën më të madhe të tregut të punës në Shqipëri. Por, në sektorët ku rëndësi ka rezultati, prania fizike po humbet disi peshë. Të jesh në zyrë nuk do të thotë gjithmonë se ke qenë produktiv. Ekspertët e menaxhimit të burimeve njerëzore shprehen se për shumë profesione, orari dhe prania mbeten të domosdoshme, por për disa punë intelektuale, matësi po ndryshon. Cilësia, ndikimi dhe përmbushja e objektivave po marrin peshë më të


Qiratë e papërballueshme po “përzënë” familjet e reja nga Tirana
Në fillim të muajit korrik çmimi mesatar i apartamenteve me qira (për të gjitha tipologjitë e pronave për banim) në kryeqytet arriti 721 euro në muaj. Llogaritja e qirasë mesatare u mbështet mbi të dhënat për transaksionet e qirave të agjencisë imobilare CPM. Me këtë nivel të çmimit të qirasë, e llogaritur me pagën mesatare mujore bruto (sipas nivelit të publikuar nga INSTAT për 3-mujorin e parë 2026), një individ duhet të shpenzojë 77% të të ardhurave të tij mujore bruto ose
bottom of page