Imitojnë bankat, kujdes nga sms/email-et mashtruese. Apeli i AKSK
- Aug 16
- 1 min read

Agjensia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike paralajmëron qytetarët për rritjen e rasteve të phishing dhe smishing që synojnë klientët e bankave në Shqipëri. Mashtruesit përdorin emrin, logon dhe identitetin vizual të bankave për të dërguar SMS ose email që duken të vërteta, duke i nxitur qytetarët të klikojnë në lidhje të dyshimta ose të japin të dhëna konfidenciale. Në një njoftim për shtyo AKSK thotë se mesazhet mund të pretendojnë se ka pasur aktivitet të pazakontë në llogari, se shërbimi bankar është bllokuar apo se kërkohet konfirmimi urgjent i të dhënave. Synimi është përvetësimi i kredencialeve bankare dhe të dhënave financiare.
AKSK këshillon qytetarët të mos ndajnë kurrë PIN-in, fjalëkalimet, kodet OTP apo të dhënat e kartës përmes SMS-ve, email-eve ose telefonatave. Çdo komunikim i dyshimtë duhet të verifikohet vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës dhe para çdo klikimi duhet kontrolluar me kujdes adresa e faqes.
Nëse dyshohet se janë dhënë të dhëna sensitive, qytetarët duhet të kontaktojnë menjëherë bankën. Kujdesi dhe verifikimi përpara çdo veprimi janë mbrojtja e parë ndaj mashtrimeve online.






Comments