Turistët e huaj "pushtojnë" Shqipërinë, rritje me 20% gjatë qershorit
- 7 days ago
- 2 min read

Numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat turistike në Shqipëri vijoi rritjen edhe gjatë muajit qershor 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në qershor u regjistruan 17% më shumë vizitorë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Rritja është nxitur kryesisht nga vizitorët e huaj. Numri i vizitorëve rezidentë u rrit me 7%, ndërsa vizitorët jo-rezidentë, pra të huajt, u shtuan me 20,6%.
Nga vijnë turistët e huaj?
Pavarësisht luhatjeve në dy vitet e fundit, Kosova vijon të jetë një nga tregjet kryesore për turizmin shqiptar dhe të japin kontribut domethënës në ecurinë e këtij sektori. Sipas INSTAT, 15% e vizitorëve të huaj që u akomoduan në Shqipëri gjatë qershorit erdhën nga Kosova. Në vendin e dytë renditet Italia me 14%, ndërsa Polonia zë 13% të totalit. Franca dhe Gjermania përbëjnë secila nga 7% të vizitorëve të huaj. Pjesa tjetër, rreth 44%, vjen nga vende të tjera.
Rriten edhe net-qëndrimet
Edhe numri i net-qëndrimeve shënoi rritje gjatë qershorit.
Në total, net-qëndrimet u rritën me 9,8% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar. Net-qëndrimet e vizitorëve rezidentë u rritën me 11,8%, ndërsa ato të vizitorëve jo-rezidentë me 9,2%.
Të dhënat tregojnë një rritje jo vetëm të numrit të personave që vizituan dhe u akomoduan në Shqipëri, por edhe të netëve të qëndrimit në strukturat turistike.
onat bregdetare tërheqin më shumë vizitorë
Bregdeti vijon të jetë një nga destinacionet kryesore të turistëve. Në qershor 2026, në zonat bregdetare u regjistruan 98.767 vizitorë vendas dhe 323.426 vizitorë të huaj. Një vit më parë, këto shifra ishin përkatësisht 86.885 dhe 253.867. Ndërkohë, në zonat jo-bregdetare u regjistruan 41.995 vizitorë rezidentë dhe 122.420 të huaj.






Comments