Bizneset drejt anëtarësimit me detyrim në Dhomën Kombëtare, tarifa deri në 70 mijë lekë
- Aug 14
- 2 min read

Për të disatën herë qeveria i rikthehet nismës për anëtarësim me detyrim të biznesit në një organizatë të vetme. Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin që parashikon krijimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare (DHEK) si ent publik me funksione dhe shërbime publike të deleguara për sipërmarrjen private. Projektligji synon të zëvendësojë sistemin aktual të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe të krijojë një strukturë të re kombëtare dhe sektoriale për përfaqësimin e biznesit.
Sipas draftit, çdo subjekt tregtar me status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit do të bëhet automatikisht anëtar i Dhomës Ekonomike Kombëtare me përjashtim të profesioneve dhe organizatave që rregullohen me ligje të posaçme. Ligji parashikon gjithashtu një tarifë vjetore regjistrimi, e cila do të nisë të zbatohet pas përfundimit të periudhës tranzitore. Për bizneset e vogla që nuk janë subjekt i tatimit mbi fitimin, tarifa do të jetë 1,000 lekë në vit, ndërsa për subjektet e tjera tavani maksimal do të jetë 70,000 lekë në vit, sipas madhësisë së ndërmarrjes, xhiros dhe numrit të punonjësve.
DHEK do të ketë kompetenca të gjera, përfshirë lëshimin e certifikatave të origjinës, Carnet ATA dhe TIR, mbështetjen për regjistrimin e bizneseve, klasifikimin e kodeve NVE, analizat ekonomike, arbitrazhin tregtar dhe promovimin e markës “Made in Albania” shkruhet në projektligj
Draftii parashikon gjithashtu krijimin e Dhomave Sektoriale, të cilat do të funksionojnë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Dhomës Ekonomike Kombëtare, si dhe ngritjen e një Këshilli Biznesi me rol konsultativ për dialogun ndërmjet shtetit dhe organizatave të biznesit.
Sipas relacionit, qëllimi kryesor është forcimi i përfaqësimit të sipërmarrjes, rritja e konkurrueshmërisë dhe mbështetja e integrimit të bizneseve shqiptare në tregun e Bashkimit Evropian. Aktualisht sistemi funksionon që cdo sektor përfaqësohet me nga një apo më shumë shoqata apo organizata. Sipas të dhënave numërohen në total rreth 180 shoqata që përfaqësojn interesat sektoriale të biznesit. Qëllimi i nismës së qeverisë është grupimi I të gjitha shoqatave në një Dhomë Ekonomike të vetme. Komuniteti i binznesit e ka kundërshtuar këtë nisëm pasi e ka konsideruar si një taksë indirekte. Bizneset ka argumentuar se krijimi i një dhomë ekonomike, e cila do të funksionojë mbi kontributin financiarë të kompanianve pjesesmarrëse, pa dhënë shërbime konkrete për sipërmarrjen është taksë e mirëfilltë.






Comments