top of page
Të gjithë Artikujt


Biznesi: Pezulloni rritjen e taksave, më parë dialog
Pas publikimit të paketës fiskale 2027, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTI-Tirana) kundërshton propozimet dhe i kërkon qeverisë të pezullojë ndryshimet që parashikojnë rritjen e barrës tatimore, deri në zhvillimin e një konsultimi të plotë me përfaqësuesit e biznesit. Në një deklaratë për mediat, komuniteti biznesit shpreh shqetësimin se masat e propozuara mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta për investimet, punësimin, çmimet dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqip


One Albania zgjeron ofertat sociale për të rinjtë dhe grupmoshën 62+
Kompania prezanton një plan të ri me kontratë One 5Gen+ për të rinjtë 18–23 vjeç, një paketë për moshat 62+, më shumë internet për paketën bazë dhe tarifa më të ulëta për “Pay as you go“. One Albania vijon angazhimin e saj për të ofruar shërbime të komunikimit elektronik të përshtatura me nevojat e kategorive të ndryshme të shoqërisë, përmes planeve dhe paketave të reja që synojnë të lehtësojnë aksesin në komunikim dhe të krijojnë më shumë mundësi për përfshirje digjitale. Ko


Certifikimi periodik i kodeve, shqetësim për bizneset. Gjobat arrijnë në 60 mijë lekë
Ndryshimet ligjore që parashikojnë certifikimin periodik të kodeve të Nomenklaturës së Veprimtarive Ekonomike (NVE) pranë Dhomës Ekonomike Kombëtare ngrenë shqetësime për kostot administrative dhe ndikimin e tyre në aktivitetin e bizneseve. Ky shqetësim është ngritur nga Julian Saraçi auditues. Sipas parashikimeve të bëra publike, mosrespektimi i detyrimit brenda afateve të përcaktuara mund të sjellë pezullimin e statusit të biznesit, gjoba administrative deri në 60 mijë lek


127 biznese të dëmtuara nga protestat, mbi 2 milionë euro dëme
Dëmet materiale të shkaktuara në bizneset e Tiranës gjatë protestave të ditëve të fundit kapin vlerën e 2.15 milionë eurove. Deri më tani, Administrata Tatimore ka identifikuar 127 subjekte tregtare të prekura, ndërsa procesi i verifikimit dhe vlerësimit të humbjeve vijon. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 55 biznese janë evidentuar pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga administrata në terren. Ndërkohë, 72 subjekte të tjera kanë


Bllokimi i mallrave në doganë, alarmi i eksportuesve: Rrezikohen kontratat me të huajt
Shoqata ProEksport Albania i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të rishikojë praktikën e bllokimit të aktivitetit doganor të ndërmarrjeve prodhuese dhe eksportuese për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara. Sipas shoqatës, kjo masë rrezikon të ndërpresë prodhimin, të dëmtojë kontratat me klientët e huaj dhe të vërë në rrezik vendet e punës. Në një reagim për mediat këtë të enjte, ProEksport Albania ngre shqetësimin se bllokimi i përgjithshëm i aktivitetit d


Fatura e protestave/ 80 biznese të dëmtuara, miliona lekë humbje
Rreth 80 subjekte biznesi janë dëmtuar nga protestat e zhvilluara ditët e fundit. Sipas të dhënave paraprake të Administratës Tatimore, vlera e dëmeve për subjektet e prekura arrin deri tani në rreth 12 milionë lekë. Evidentimi i dëmeve vijon, ndaj shifrat mund të ndryshojnë pas përfundimit të verifikimeve. Administrata Tatimore po kryen kontrolle në terren përmes 10 ekipeve të posaçme, ndërsa bizneset mund të raportojnë dëmet edhe nëpërmjet portalit “Dëmi im”. Përmes shërbim


Protesta/“Biznesi i vogël nuk përballon dot dëme. E kanë të vështirë ringritjen”
Etleva Treska përfaqëson një biznes të mesëm në kryeqytet. Ajo nuk ishte preh e sulmeve të protestave gjatë kësaj jave, por pohon se puna në ditët te protestave iu reduktua ndjeshëm. Në një intervistë televizive, për E-Zone Treska thotë se dhuna ndaj biznesit të vogël apo të mesëm është fatale “Në Shqipëri pjesa më e madhe e bizneseve që operojnë janë të vogla dhe të mesme. Pra janë biznese familjare që mbajnë veten dhe familjen. Një dëm ndaj kësaj kategorie biznesi është fat


4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor
Marrëveshja e 4iG, investitorit të One Albania, me SpaceX sjell komunikimin satelitor më pranë tregut shqiptar dhe atij rajonal në industrinë celulare. “4iG Group, synon të jetë operatori i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mundëson komunikimin satelitor të drejtpërdrejtë me pajisjet fundore.”- deklaroi Pál Zarándy, Drejtor i Strategjisë për Mobile & 5G në Grupin 4iG, gjatë Samitit të 8-të Digjital të Ballkanit Perëndimor në Herceg Novi. Siç theksoi ai, një hap i rën


Dëmet nga protesta, disa banka mbyllin përkohësisht degët në Tiranë
Dëmet materiale të shkaktuara nga protesta e dhunshme në Tiranë kanë sjellë ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit në disa degë bankash. Ditën e sotme, 15 tetor, disa institucione financiare kanë njoftuar klientët se degë të caktuara nuk do të jenë të hapura për shërbim, për shkak të situatës së krijuar pas përplasjeve dhe dëmtimeve të një dite më parë. Njoftimet janë bërë nga banka si Intesa Sanpaolo, e cila njofotn se do të ketë të mbyllu degën pranë Piramidës, në rrugën e


“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Mbi 1 mijë kërkesa nga bizneset, 35 kredi të miratuara
Mbi 1 mijë biznese kanë shprehur interes për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, që synon të mbështesë investimet dhe zgjerimin e aktivitetit të bizneseve të vogla dhe të mesme. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se rreth 350 aplikime kanë plotësuar dokumentacionin e kërkuar dhe janë përcjellë për shqyrtim pranë bankave. Deri tani, 35 biznese kanë marrë miratimin për kredi, me një vlerë totale prej rreth 500 milionë lekësh. Programi, i


56.4% e punëdhënësve i konsiderojnë të sapodiplomuarit të papërgatitur për punë
Hendeku mes arsimit dhe kërkesave të tregut të punës mbetet një nga sfidat kryesore për bizneset në Shqipëri. Të dhënat e një ankete të zhvilluar nga AmCham Albania me 65 kompani anëtare tregojnë se më shumë se gjysma e punëdhënësve, konkretisht 56.4%, i konsiderojnë të sapodiplomuarit të papërgatitur për t’u integruar në tregun e punës.Vetëm 8% e të anketuarve vlerësojnë se të diplomuarit janë kryesisht ose plotësisht të gatshëm për vendin e punës. Gjetjet u prezantuan në nj


One Albania sjell inovacionin Wi-Fi 7 për internetin në shtëpi
Wi-Fi 7 i përgjigjet më së miri kërkesave të kohës, pasi mund të menaxhojë shumë pajisje të lidhura njëkohësisht, të ofrojë shpejtësi më të lartë dhe një lidhje më të qëndrueshme. Shtëpitë shqiptare e kanë gjithmonë derën e hapur për miqtë. Familja mblidhet, të afërmit vijnë për vizitë, fëmijët luajnë e navigojnë online, televizori nuk fiket pothuajse asnjëherë, ndërsa telefonat dhe laptopët janë vazhdimisht të lidhur. Dhe ndërsa shtëpia mbushet me njerëz, edhe interneti duhe
bottom of page