Dëmet nga protesta, disa banka mbyllin përkohësisht degët në Tiranë

Dëmet materiale të shkaktuara nga protesta e dhunshme në Tiranë kanë sjellë ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit në disa degë bankash. Ditën e sotme, 15 tetor, disa institucione financiare kanë njoftuar klientët se degë të caktuara nuk do të jenë të hapura për shërbim, për shkak të situatës së krijuar pas përplasjeve dhe dëmtimeve të një dite më parë. Njoftimet janë bërë nga banka si Intesa Sanpaolo, e cila njofotn se do të ketë të mbyllu degën pranë Piramidës, në rrugën e Durrësit, atë të Kavajës, të Elbasanit. Edhe banka Raiffeisen ka bërë në rrjetet sociale një njoftim të ngjashëm me dëgët që mbyllen, së bashku me OTP Bank Albania, të cilat kanë informuar klientët për mbylljen e përkohshme të disa pikave të shërbimit në kryeqytet. Degët që do të jenë të mbyllura janë ato që ndodhen në rrugët kryesore ky protesta një ditë më parë doli jashtë parashikimeve. Dëmtimet e institucioneve financiare u shënuan gjatë protestës, ku pati thyerje të ambienteve dhe akte dhune ndaj objekteve publike dhe private. Mes tyre një ditë më parë ishte edhe një degë e Raiffeisen Bank në Rrugën e Durrësit, e cila pësoi dëme të rënda. Ndërkohë një filial i Iute Credit u dogj tërësisht. Mbyllja e përkohshme e degëve pritet të ndikojë te klientët që kanë nevojë për shërbime bankare pranë këtyre zonave, ndaj ata duhet të konsultojnë njoftimet e bankave përpara se të paraqiten në sportele.






Comments