top of page
Të gjithë Artikujt


Rrugëtimi drejt dijes nis me mbështetje, One Albania pranë 100 fëmijëve pa kujdes prindëror të Fshatit SOS
Sot, oborret e shkollave u mbushën sërish me zëra fëmijësh. Këtë ditë të veçantë, fëmijët pa kujdes prindëror të fshatit SOS e nisin me çantat plot dhe me etjen për dije që i çon gjithmonë përpara, falë fushatës “Çanta plot, zemra plot”. Këtë vit, nismës iu bashkua edhe One Albania, duke kontribuar për sigurimin e paketave shkollore për 100 fëmijë pa kujdes prindëror të Fshatit SOS. “Çdo fillim viti shkollor sjell me vete pritshmëri, ëndrra dhe shumë dëshirë për të mësuar. Ne


Biznesi "shpërthen" kundër Dhomës Ekonomike Kombëtare: Nuk na përfaqësoni dot me detyrim!
17 organizata të komunitetit të biznesit në Shqipëri kanë dalë me një qëndrim të përbashkët kundër projektligjit “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”, duke kërkuar rishikimin e modelit të propozuar për përfaqësimin e sipërmarrjes. Organizatat, mes të cilave Dhoma Amerikane e Tregtisë, dhomat gjermane, italiane, britanike e zvicerane të tregtisë, shoqata të investitorëve, bankave, industrisë dhe teknologjisë, vlerësojnë se pavarësisht ndryshimeve të bëra në versionin e ripunuar të


Mijëra biznese online, shmangin taksat. Tatimet zbulojnë planin
Administrata Tatimore ka publikuar Planin Sektorial për Tregtinë dhe Shërbimet Online, një nismë që synon formalizimin e ekonomisë dixhitale nga bizneset që operojnë në internet. Plani vjen në kushtet e zgjerimit të tregtisë elektronike në Shqipëri dhe synon të krijojë kushte të barabarta konkurrimi mes operatorëve ekonomikë, duke adresuar aktivitetet e paregjistruara dhe deklarimet jo të plota të detyrimeve tatimore. Në fokus të planit do të jenë regjistrimi i tatimpaguesve,


Bizneset drejt anëtarësimit me detyrim në Dhomën Kombëtare, tarifa deri në 70 mijë lekë
Për të disatën herë qeveria i rikthehet nismës për anëtarësim me detyrim të biznesit në një organizatë të vetme. Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin që parashikon krijimin e Dhomës Ekonomike Kombëtare (DHEK) si ent publik me funksione dhe shërbime publike të deleguara për sipërmarrjen private. Projektligji synon të zëvendësojë sistemin aktual të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe të krijojë një strukturë të re kombëtare dhe sektoriale për përfaqësimin e biznes


Siguria ekonomike është po aq e rëndësishme sa siguria kombëtare
Nga Florian Zekja, Kryetari i Shoqatës Manifaktura Shqiptare Një shtet që humbet fabrikat, eksportet dhe kapacitetet e tij prodhuese bëhet gjithnjë e më i varur nga importet, më i ekspozuar ndaj krizave ndërkombëtare dhe më pak i aftë për të garantuar mirëqenien e qytetarëve të tij. Forca ekonomike është një nga shtyllat themelore të sigurisë kombëtare. Kohët e fundit është hapur një debat i gjerë mbi investimet që qeveria po bën në industrinë e mbrojtjes, duke e konsiderua


Nga profesionistët te hotelet, kush fitoi më shumë në vitin 2024
Viti 2024 ka konfirmuar një kthesë të fortë të modelit ekonomik shqiptar, ku shërbimet profesionale, pasuritë e paluajtshme dhe turizmi po gjenerojnë norma fitimi deri në tre herë më të larta se mesatarja kombëtare. Ndërsa Inteligjenca Artificiale, digjitalizimi dhe fluksi i vizitorëve të huaj po rrisin fitimet, bizneset e “dijes” dhe mikpritjes, industria nxjerrëse dhe ajo përpunuese po zhyten në një betejë të vështirë për mbijetesë. Tregtia mbetet kampione e vlerës absolute


Manifaktura ka nevojë për Evropën, por sot më shumë se kurrë Evropa ka nevojë për Manifakturën Shqiptare
Nga Florian Zekja Kur flasim për 35 vitet e kapitalizmit në Shqipëri, nuk flasim vetëm për statistika ekonomike apo grafikë. Flasim për historinë e një transformimi të jashtëzakonshëm ekonomik dhe shoqëror, të ndërtuar mbi guximin e sipërmarrësve dhe sakrificën e mijëra punëtorëve shqiptarë. Pas vitit 1991, Shqipëria nuk kaloi thjesht nga një sistem ekonomik në një tjetër. Ajo u hodh nga një ekonomi e izoluar dhe e centralizuar drejt ekonomisë së tregut, pa institucione të k


Policia nis hetimet për sulmet e biznesit on line. Në verifikim 10 mijë llogari
Policia e Shtetit ka nisur hetimet për një veprimtari të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike, e cila ka sjellë një numër të lartë vlerësimesh dhe komentesh negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera turistike në Shqipëri. Fjala e plotë e drejtorit të Policisë së Shtetit Skënder Hitaj Siç kemi premtuar, Policia e Shtetit do të jetë gjithmonë në një komunikim të hapur, transparent dhe të përgjegjshëm me qytetarët dhe opinionin publik, duke informuar


Po vjen dallga e integrimit, program i veçantë për bizneset
Teksa procesi i integrimit po përshpejtohet, dallga që ai do të shkaktojë në ekonomi është e madhe. Shumë biznese nuk janë gati për të përballuar standartet dhe konkurrencën që do të krijohet. Për ti paraprirë këtij relaiteti, qeveria ka krijuar një program të posaçëm dedikuar biznesve për të lehtësuar rrugën e tyre drejt BE-së. Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, deklaroi se do ta mbë


Biznesi humbet besimin. Klima politike&korrupsioni në nivele shqetësuese
Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi ideksin, që është treguesi i klimës së biznesit në vendin tonë. Ky indeks rezultoi se mbi 200 biznese pjesmarrëse vlerësuan mjedisin ekonomik me 40 pikë nga 100 të mundshmet. Por si është ky tregues në raport me një vit më parë? Të dhënat tregojnë se ka një përkeqësim me 6 pikë. Në vitin 2024, ky vlersim ishte 46.4 ndërsa një vit më pas ai ra në 40.3. Ndërkohë vlerësimi për vitin 2025 është i njëjtë me vlerën e vitit 2012, kohë kur nisi të


Dhoma amerikane: Klima e biznesit në rënien më të fortë historike
Klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas Indeksit të Biznesit të publikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham). Indeksi zbriti në 40.34 pikë nga 46.47 pikë që ishte një vit më parë, duke regjistruar rënien më të madhe që nga viti 2012, kur nisi publikimi i këtij vlerësimi. Sipas raportit, faktorët që kanë ndikuar më shumë në përkeqësimin e klimës së biznesit janë klima e brendshme politike, infrastruktura, performanca e e


“Credins Bank” nxit përdorimin e kartave&POS, komoditet për bizneset/ individët
30 maji është afati i fundit kur bizneset në fushën e turizmit, transportit dhe shoqëritë publike duhet të ofrojnë infrastrukturën e pagesave me kartë, përveç pagesave me cash. E teksa ky afat po shkon drejt fundit, bankat shprehen se interesi ka qenë i lartë për tu pajisur me POS sidomos në strukturat akomoduese dhe transporti. Edlira Heba, drejtore e kanaleve digjitale në “Credins Bank”, gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE” në Vizion Plus tregoi avantazhet e përdori
bottom of page