top of page
Të gjithë Artikujt


Kriza ekonomike dhe keqqeverisja, analiza: Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re demokratike
Nga Agron Haxhimali Ndryshimi fillon me dëgjimin dhe plotësimin e kërkesave të drejta të studentëve! Shqipëria po përjeton një periudhë shqetësuese tensioni politik, institucional dhe shoqëror. Protestat e të rinjve në Tiranë, kërkesat për largimin e Kryeministrit, konfliktet politike, tensionet parlamentare, pakënaqësia ndaj reformave dhe mosbesimi ndaj institucioneve janë tregues të një problemi që shkon përtej përplasjes së zakonshme mes qeverisë dhe opozitës. Në vlerësimi


Dhuna ndaj bizneseve nuk mund të bëhet alibi për pushtetin
Nga Eduard Gjokutaj Pakënaqësia nuk lind në shesh, por në shesh ajo bëhet e dukshme. Shqetësimet për arsimin, punësimin, korrupsionin dhe mungesën e besimit te institucionet nuk u krijuan brenda këtyre ditëve. Ato u grumbulluan gradualisht ndër vite. Edhe këto 13 vite nuk erdhën në vakum. Ato erdhën pas një premtimi të qartë për drejtësi mbi të kaluarën dhe për ndarje të vërtetë prej saj. Një premtim që u përdor si legitimim i pushtetit dhe si shpresë e re për qytetarët. Pas


Kostoja e dukshme e dhunës dhe fatura e padukshme e keqqeverisjes
Shkatërrimi i pronës bie në sy brenda një nate. Kostoja e vendimeve korruptive të dobëta publike ndihet në financat e vendit për vite Një godinë e djegur bëhet lajm brenda pak minutash. Një kontratë e kushtueshme, një projekt pa rezultat ose një arbitrazh i humbur mund t’u kushtojë qytetarëve shumë më tepër, por fatura shpërndahet në vite dhe humbet mes dokumenteve financiare. Kjo është kontradikta që protestat e studentëve në Tiranë prej 13 tetorit 2026 rikthyen në qendër të


Më keni hyrë në biznes, më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar !
Nga Eglent Bici Mbrëmë gjithë natën dhe sot mes dëmeve, thyerjes, shkatërrimit dhe vjedhjes në zyrën tonë më rri në mendje një pyetje: Po sikur të kisha qenë brenda? Po sikur në ato momente të kishte qenë aty një nga kolegët e mi? Po sikur të kishim qenë ende duke punuar, siç na ndodh shpesh deri vonë? Çfarë do të kishte ndodhur? Çfarë do të më kishit bërë nëse do t’ju kisha dalë përpara dhe do t’ju kisha thënë: “Ndal! Kjo është prona ime. Kjo është puna ime. Nuk keni të drej


Pse po ndërtohet shumë, por jo për të gjithë?
Shqipëria po përjeton një paradoks në tregun e pasurive të paluajtshme: ndërsa numri i familjeve është në rënie në pjesën më të madhe të vendit, stoku i banesave vazhdon të rritet. Por ndërtimi i ri nuk po ndjek domosdoshmërisht nevojën për strehim të familjeve shqiptare. Sipas një analize të ALTAX, kërkesa po ushqehet gjithnjë e më shumë nga kapitali, remitancat, investimet, turizmi dhe blerësit jorezidentë. Në dy dekadat e fundit, sektori i ndërtimit ka krijuar një treg gji


Shqipëria prodhon gjimnazistë, fqinjët prodhojnë profesionistë!
Nga Mateo Spaho Vetëm 1 në 5 nxënës shqiptarë zgjedh arsimin profesional. Në Serbi dhe Mal të Zi, ndodh e kunderta. Diferenca nuk është thjesht një statistikë: ajo tregon se e palidhur është Shqipëria nga një sistem arsimor qe i pergjigjet nevojave te ekonomisë. Në një kohë kur bizneset shqiptare ankohen vazhdimisht për mungesën e punonjësve të kualifikuar, shkollat e mesme shqiptare vazhdojnë të mbushen kryesisht me nxënës që ndjekin gjimnazin. Shifrat zyrtare për vitin shko


Vaji i ullirit hyn në sezonin e ri, Shqipëria përballë sfidës së madhe
Nga Enea Janko Gjatë sezonit të kaluar prodhimi botëror i vajit të ullirit ishte i mbarë duke arritur në rreth 3.45 milionë tonë, çka ka sjellë një rënie të çmimit në tregun ndërkombëtar krahasuar me një vit më parë. P.sh. në Spanjë, që është prodhuesi më i madh i vajit të ullirit në botë, çmimi i vajit të ullirit ekstra të virgjër në javën e tretë të shtatorit 2026 arriti rreth 3.47 euro/kg nga 4.22 euro/kg që ishte në shtator 2025, 7.4 euro/kg në shtator 2024 dhe 8.41 euro/


Pensionet e shqiptarëve në rrezik? Elvin Meka nxjerr në pah boshllëkun e madh të skemës
Nga Elvin Meka Në datë 22 shtator 2026 është hedhur për konsultim publik projektligji për fondet e pensionit privat. Nga sa mund të konsultohen materialet, edhe kjo ndërhyrje e shumëpritur, që lidhet me ndërhyrjen në skemën e pensioneve në Shqipëri, në komponenten e shtyllës së dytë (kontribute private – menaxhim privat), nuk do të mund të zhvillojë dhe revolucionarizojë skemën e pensioneve në Shqipëri; do mbetemi dhe ecim ende gjatë në kuadër të një skeme pensionesh që zhvil


Pensionet, ndryshimi i moshës nuk mjafton/ Gjokutaj propozon një model të ri
Debati për përshpejtimin e barazimit të moshës së pensionit të grave me atë të burrave po rikthen në vëmendje reformën e skemës së pensioneve në Shqipëri. Në një analizë të publikuar nga ALTAX, eksperti Eduart Gjokutaj argumenton se diskutimi nuk duhet të kufizohet vetëm te pyetja se kur do të dalin shqiptarët në pension, por te mënyra se si do të financohet skema në të ardhmen dhe sa të qëndrueshme do të jenë pensionet për brezat e ardhshëm. Sipas Gjokutajt, reforma e vitit


Kartat e kreditit dhe përdorimi i ulët në Shqipëri!
Nga Elvin Meka Perdorimi i ulet i kartave te kreditit he Shqiperi fillimisht lidhej, vite me pare, me komisionet qe ngarkonin tregtaret mbi konsumatoret, me qellim shkarkimin e komisioneve te bankave te konsumatori final (sic ben Wizz Air kur blen bileta, qe te detyron si monopol te paguash ti si klient komisionin qe i ngarkon banka dhe Wizz paguan zero komision te banka), si dhe tarifa vjetore prej rreth 2.000-2.500 lek. Masivisht mosperdorimi i kartave te kreditit, te pakte


Kredia për shtëpi, sa është interesi që ofrojnë bankat dhe afati i shlyerjes
Marrja e një kredie për blerjen e një banese vijon të jetë një nga angazhimet më të mëdha financiare për familjet shqiptare. Norma e interesit për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme është aktualisht nën 4%, ndërsa pjesa dërrmuese e kredive të reja për shtëpi shlyhet në një periudhë prej 25 vitesh. Banka e Shqipërisë thotë se, pavarësisht kërkesës së individëve për financim, masat e vendosura një vit më parë për të kufizuar ekspozimin e bankave në tregun e pasurive të pa


Euroja që hyn në ekonomi nuk prodhon mjaftueshëm
Në Shqipëri hyjnë çdo vit sasi të konsiderueshme eurosh nga turizmi, emigrantët, investimet e huaja dhe flukse të tjera financiare. Por sipas analizës së publikuar nga ALTAX, pyetja kryesore nuk është vetëm sa valutë hyn në vend, por se çfarë ndodh me të pasi hyn në ekonomi. Eduard Gjokutaj e nis analizën duke e vendosur debatin te një paradoks i ekonomisë shqiptare: vendi nuk prodhon euro, por merr vazhdimisht fuqi blerëse të krijuar jashtë kufijve. “Në Shqipëri nuk printohe
bottom of page