top of page

Kartat e kreditit dhe përdorimi i ulët në Shqipëri!

Sep 16
3 min read

Nga Elvin Meka



Perdorimi i ulet i kartave te kreditit he Shqiperi fillimisht lidhej, vite me pare, me komisionet qe ngarkonin tregtaret mbi konsumatoret, me qellim shkarkimin e komisioneve te bankave te konsumatori final (sic ben Wizz Air kur blen bileta, qe te detyron si monopol te paguash ti si klient komisionin qe i ngarkon banka dhe Wizz paguan zero komision te banka), si dhe tarifa vjetore prej rreth 2.000-2.500 lek. Masivisht mosperdorimi i kartave te kreditit, te pakten nga pagamarresit e administrates dhe atyre me paga te nivelit te mesem lidhet me disa arsye:

1. Kultura e cash-it mbetet shkaterruese dhe jashte Tiranes mbetet dominuese ose menyra e vetme e pageses.

2. Informaliteti sidomos jashte qendrave te medha urbane apo ne periferi eshte epik dhe karta shihet nga tregtaret sikur po i nxjerr pistoleten apo kallashnikovin.

3. Komisionet ende shume te larta qe aplikohen nga bankat per pranim pagesash me karta ne POS (mungesa e nje karte kombetare pagesash ne lek e neutralizon cdo perpjekje per te ulur fort komisionet. Kur te hyjme ne BE do mund te ulen fort komisionet; tani per tani jo).

4. Dija, kultura dhe edukimi tejet i ulet financiar i publikut, madje dhe i vet punonjesve te bankave. Shqiptarit i duket qe po mori karte krediti eshte i zhytur ne borxh dhe banka do e rrjepi nga interesat. Gjithashtu, jo pak punonjes bankash kane veshtiresi te bejne dallimin e avantazheve praktike midis te kartave te kreditit ndaj atyre te debitit!

5. Preferencë për karte debiti, qe duket si me reale dhe me rreziqe me te uleta sesa karta e kreditit, qe e thame qe i duket si kredi dhe borxh per tu shlyer (gogoli i borxhit).

6. Aplikimi minimal i nxitesave financiare dhe te statusit personal financiar per perdorim karte krediti. Ne Shqiperi karta e kreditit nuk shihet si instrument per ndertim historiku krediti (sepse dhe bankat nuk e shpjegojne nje gje te tille per klientet), nderkohe ne shitjet me pakice mungojne masivisht nxitesat financiare praktike, qe e terheqin klientin te perdore karten e kreditit me shume se cash apo ate te debitit (si nga ana e bankave ashtu dhe nga tregtaret). Fare pak banka ofrojne nxitea reale per perdorim aktiv kartash krediti, nderkohe qe tregtaret shqiptare ofrojne ZERO nxitesa per perdorim karte krediti.



Po cfare duhet ditur per ta kthyer karten e kreditit ne avantazh personal financiar?


1. Njerezit qe kane mundesi te marrin nje karte krediti (edhe me limit te vogel 500-1.000 euro ekuivalent) duhet te mos mbeten analfabete por duhet te kuptojne qe kur perdorin karten e kreditit po perdorin parate e bankes dhe jo te tyret nga llofaria personale. Pra eshte me mire te perdorin per 1 muaj parate dhe fondet e bankes sesa parate e tyre. Kur perdor karte debiti thjesht po pakeson gjendjen tende te llogarise apo disponibilitetin per cash-in ne llogarine tende. Cash-i ne llogarine tende muk ka pse perdoret gjate nje muaji per blerje we mundte persoresh parate e bankes

2. Karta e kreditit mbron me mire sesa ajo e debitit parate e klientit. Perdorimi i kartes se debitit ekspozon te dhenat personale ndaj krimit kibernetik dhe rrezikon te te zbrazin krejt llogarine ne rast sulmi. Kur perdoret karta e kreditit, ne rast hakerimi nuk mund te tejkalohet limiti i kartes, plus mbrojtja e saj eshte me e sofistikuar dhe e shkallezuar sesa ajo e debitit. Masivisht ne raste hakerimi te kartave te kreditit demin e paguan banka kurse per ato te debitit rikuperimi i gjendjes eshte shume i veshtire ne mos i pamundur.

3. Karten e kreditit mund ta perdoresh pa interes (si charge card) nese e shlyen detyrimin brenda periudhes se faljes (grace). Sigurisht shlyerjen do e besh me cash nga llogaria rrjedhese por per 1 muaj ke perdorur parate e bankes si kredi pa interes dhe jo te tuat qe mund te te duhen per ndonje emergjence te shkurter dhe i ke cash ne llogari.

4. Karta e kreditit ne disa banka te jep mundesi te ndash me keste pa interes pagesat qe ben, kurse ajo e debitit nuk ta mundeson dicka te tille. Ndarja me pak keste mujore (edhe me 3) eshte favorizuese, pasi shperndan ne kohe disa shpenzime te sotme (brenda limitit te kartes).

5. MASTERCARD edhe per 2026-en ka aplikuar nje program interesant nxitesi financiar per perdorim te pagesave me karte (MAsterCard) debiti dhe krediti, ku cdo te marte mund te blesh ushqime dhe te paguash ne restorante dhe te kthehen 10% te blerjes mbrapsht ne llogarine e kartes (sigurisht nuk eshte vetem per kartat e kreditit, por kjo shtohet te avantazhet e mesiperme qe permenda)! Perdorimi i kartave te kreditit ka nevoje per me shume edukim dhe informim financiar nga bankat!

Teknikisht biznesi i kartave eshte thuajse me humbje per bankat (ose humbje ose firim minimal), por ato jane nje instrument i shkelqyer per “cross selling” te produkteve te tjera bankare!

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page