top of page
Të gjithë Artikujt


Rruga dytësore Tiranë–Durrës, shpallet fituesi i tenderit. Gati nisja e punimeve
Bashkia e Tiranës ka përmbyllur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e rrugës dytësore Tiranë–Durrës, në segmentin nga spitali Hygeia deri te Megatek. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. dhe “Ergi” sh.p.k., me një ofertë prej rreth 4,3 milionë eurosh. Fondi limit ishte rreth 594,9 milionë lekësh pa TVSH, ose afërsisht 6,26 milionë euro. Projekti financohet nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë dhe parashikon një afat prej pesë


Rruga Ndroq-Plepa, përfundojnë 5 km e parë. Në nëntor hapet gara për segmentin e fundit
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa po shkon drejt realizimit të plotë, me financimin e të gjithë segmentit dhe vijimin e procedurave për ndërtimin e pjesëve të mbetura. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur se 5 kilometrat e parë deri në Pezë kanë përfunduar dhe janë marrë në dorëzim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa për 9 kilometrat pasues kontrata është lidhur tashmë. Për 10 kilometrat e fundit, që e çojnë aksin deri në Plepa të Durrësit, finan


100 milionë lekë për rrugën e Qerretit, ndërhyrje në 1.6 kilometra
Bashkia Kavajë hap garën për rehabilitimin e 1.6 kilometrave rrugë në zonën bregdetare. Projekti parashikon ndërhyrje në asfalt, trotuare, kanalizime dhe ndriçim, me synim përmirësimin e qarkullimit për banorët dhe turistët. Infrastruktura rrugore në zonën bregdetare të Qerretit pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje rehabilituese, me një fond limit prej 100 milionë lekësh. Bashkia Kavajë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pavarësia e Kosovës”, në një s


Reshjet shkaktojnë problematika në rrugë, ARRSH bën thirrje për kujdes
Reshjet e shiut me intensitet mesatar të regjistruara gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugore. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, problematikat e evidentuara janë trajtuar menjëherë nga ekipet e mirëmbajtjes, ndërsa qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale. Grupet e punës janë në terren për pastrimin e rrugëve, largimin e gurëve dhe inerteve, si dhe pastrimin e bimësisë dhe kunetave, me qëll


Fazë e re punimesh për rrugën e Ndroqit, 10 mln euro për lotin 3
Punimet për rehabilitimin e aksit Kombinat–Ndroq–Plepa pritet të hyjnë në një tjetër fazë dhe të marrin ritme të tjera. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë G.P.G. COMPANY fituese për lotin 3 të projektit, me një ofertë prej 950.3 milionë lekësh, rreth 10 milionë euro. Vlera e ofertës fituese është dukshëm më e ulët se fondi limit i përcaktuar për tenderin. ARRSH kishte vendosur në dispozicion 1.365 miliardë lekë pa TVSH, ose rreth 14.5 milionë euro sipas kursit t


Rruga "Myslym Shyri" si mbushës i arkës së Bashkisë nga gjobat!
Nga Zak Topuzi Një nga akset më të rëndësishme të biznesit të vogël në Tiranë, ku punësohen qindra familje, është kthyer në një zonë stresi dhe "gjahu" ditor nga Policia Bashkiake e Rrugore. Marrja e një korsie për biçikletat pa menduar logjistikën e një rruge tregtare ( pa siguruar një alternativë) i ka lënë blerësit pa mundësi parkimi. Rezultati? Rruga mbetet vetëm me një korsi. Makina të ndaluara 5 minuta dhe policë me bllok gjobash për të mbushur arkën e shtetit. Detyr


Po shtrohet asfalti: Elbasan–Rrogozhinë drejt hapjes së madhe
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë vijojnë me ritme të larta, ndërsa realizimi fizik i gjashtë fazave të para të projektit ka arritur në 87 për qind. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, aktualisht puna është përqendruar në realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 kilometra të segmentit. Një pjesë e rëndësishme e punimeve po zhvillohet edhe në veprat e artit. Në segmentin Elbasan–Papër, në fazën e tretë të projektit


Kashar-Rrogozhinë, gati projekti për autostradën 33.5 km. Kur do të nis ndërtimi?
Projekti për ndërtimin e aksit Kashar-Rrogozhinë ka përfunduar dhe është miratuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Dokumenti i plotë ka mbërritur në ministrinë e infrastrukturës për të vijuar më tej me proceset e tjera. Gjatë një postimi në rrjetet sociale ministri Enea Karakaçi ndau disa detaje nga projekti që sipas tij do të nis ndërtimin brenda vitit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e zbatimit që ka ardhur në ministri ditën e sotme dhe jemi gati për të n
bottom of page