top of page

Reshjet shkaktojnë problematika në rrugë, ARRSH bën thirrje për kujdes

Oct 9
1 min read

Reshjet e shiut me intensitet mesatar të regjistruara gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugore.


Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, problematikat e evidentuara janë trajtuar menjëherë nga ekipet e mirëmbajtjes, ndërsa qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale. Grupet e punës janë në terren për pastrimin e rrugëve, largimin e gurëve dhe inerteve, si dhe pastrimin e bimësisë dhe kunetave, me qëllim garantimin e kushteve të sigurta të lëvizjes.


ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, veçanërisht në segmentet ku reshjet mund të ndikojnë në kushtet e qarkullimit.





Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page