top of page
Të gjithë Artikujt


Rama: Qeveria do të paguajë gjysmën e qirasë për studentët që plotësojnë kushtet
Qeveria do të mbulojë gjysmën e kostos së qirasë për studentët që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Njoftimi u bë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo masë do të përfshihet në kuadrin e ligjit për strehimin social dhe të përballueshëm. Sipas Ramës, nisma synon të lehtësojë barrën financiare të studentëve dhe familjeve të tyre, në kushtet kur rritja e çmimeve e ka bërë më të vështirë përballimin e qirave, veçanërisht në Tiranë. “Qeveria do të futet për të paguar 50% t


Rrjeti MIA, Rama: 245 aplikantë dhe 200 intervista, nis faza e përzgjedhjes
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e fazës së intervistave për Rrjetin MIA, një nismë që synon të sjellë ide dhe mënyra të reja në komunikimin e institucioneve publike me qytetarët. Sipas Ramës, në këtë proces kanë aplikuar 245 persona, nga të cilët janë zhvilluar 200 intervista. Propozimet e paraqitura përfshijnë ide që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale, verifikimin e informacionit, përmirësimin e komunikimit publik dhe rritjen e përfshirjes së qyte


Boom-i i turizmit në Shqipëri, Rama: Duhet të rrisim urgjent cilësinë
Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri ka hyrë në një fazë të re, ku sfida nuk është më vetëm tërheqja e vizitorëve, por edhe mënyra se si vendi i pret dhe i menaxhon ata. Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka kaluar nga rreth 2 milionë turistë në mbi 12 milionë, ndërsa tashmë vëmendja duhet të zhvendoset te cilësia dhe turizmi i nivelit të lartë. Duke folur në edicionin e parë të “Future Hospitality Forum 2026”, Rama solli në vëmendje ndryshimin e shpejtë të sektorit g


Parkim i ri me 1,400 vende në QSUT, Rama zbulon planin
Territori i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës pritet të pësojë një ndryshim të rëndësishëm me përfundimin e parkimit të ri në hyrje të kompleksit. Projekti parashikon 1,400 vende parkimi dhe, sipas kryeministrit Edi Rama, synimi është që automjetet të largohen tërësisht nga hapësirat e brendshme të spitalit. Gjatë vizitës në ambientet e reja të Kardiokirurgjisë, Rama tha se rreth 900 prej vendeve të reja do të përdoren nga personeli i QSUT-së, ndërsa 500 vendet e tjer


Çfarë do të bëhet te Parku Rinia? 5 studio ndërkombëtare prezantojnë projektet
Pesë studio të njohura ndërkombëtare të arkitekturës janë vënë përballë njëra-tjetrës për të konceptuar transformimin e një prej zonave qendrore të Tiranës. Projekti “Tirana Fountain Plaza” synon rikonceptimin e zonës pranë “Parkut Rinia”, në një ndërhyrje që parashikon një tjetër zhvillim të hapësirës dhe të godinës ekzistuese. Projektet e studiove pjesëmarrëse u prezantuan në Tiranë, ndërsa në aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili foli për rëndësinë


Rama zbulon planin e ri, çfarë po përgatitet për shqiptarët jashtë vendit?
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga New York-u se Shqipëria po përgatit një instrument të ri financiar, të quajtur “Bonot e Diasporës”, për të rritur përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama tha se bonot synojnë ta çojnë në një tjetër nivel pjesëmarrjen e diasporës në rritjen e vendit. “Po përgatisim Bonot e Diasporës që


Rama zbulon planin e ri për zonat turistike: Çfarë do të bëjnë komunitetet
Qeveria synon të krijojë projekte pilot në zonat turistike, ku komunitetet lokale dhe operatorët që merren me turizëm të bashkëpunojnë me institucionet shtetërore për mbrojtjen e natyrës dhe territorit. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim”, ku tha se komunitetet lokale mund të organizohen në shoqata dhe të marrin përsipër detyra konkrete për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e zonave turistike. “Qeveria synon të zhvillojë projekte pilot me komunitetet që


Rama i ashpër me administratën: Kush vonon përgjigjet do të mbajë përgjegjësi
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar administratën publike se mosrespektimi i afateve në dhënien e përgjigjeve ndaj qytetarëve nuk do të kalojë pa pasoja. Në një mesazh drejtuar administratës, Rama kërkoi që çështjet që përballen me pengesa ligjore të ndahen në kategori të qarta, në mënyrë që vendimmarrësit të përcaktojnë se cilat pengesa mund të zgjidhen dhe cilat duhet të mbeten në fuqi. Sipas kryeministrit, qytetarët duhet të marrin një përgjigje të qartë dhe nuk mund të
bottom of page