top of page
Të gjithë Artikujt


Qeveria jep zgjidhjen, çfarë do të ndodhë me apartamentet e blera, por të konfiskuara
Shteti mund të marrë përsipër përfundimin e ndërtimeve të konfiskuara për shkelje të lejeve të ndërtimit dhe t’ua dorëzojë apartamentet qytetarëve që kanë paguar për to. Ky është një nga ndryshimet kryesore që parashikon projektligji për administrimin e pasurive të konfiskuara. Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Risena Xhaja, deklaroi gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Socia


Qeveria kërkon të lehtësojë blerjen e banesave, Financat ngrenë alarmin: Rrezikohet buxheti
Ministria e Financave kundërshton përdorimin e garancive shtetërore për kreditë e familjeve që përfitojnë nga programet e strehimit social, duke paralajmëruar se kjo skemë mund të krijojë detyrime të reja për buxhetin dhe të shmangë procedurat ligjore që rregullojnë dhënien e garancive publike. Debati është zhvilluar gjatë shqyrtimit të ndryshimeve të propozuara në ligjin për strehimin social, ndërsa drafti i rishikuar ka reflektuar vetëm pjesërisht vërejtjet e institucionit


Nga qiramarrës në pronar, si synon qeveria të ndihmojë familjet pa banesë
Familjet që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë mund të përfitojnë nga një skemë e re, ku pagesat e qirasë mund të llogariten pjesërisht në çmimin e blerjes së shtëpisë. Projektligji parashikon gjithashtu përdorimin e banesave private të pabanuara për strehim social. Mungesa e mundësive financiare për të blerë një banesë mund të marrë një alternativë të re përmes një skeme që synon ta kthejë qiranë në një hap drejt pronësisë. Qeveria propozon ndryshime në ligjin për strehim


Qira deri në 500 euro, shteti paguan gjysmën! Ja kush përfiton nga skema e re
Një program i ri për subvencionimin e qirasë pritet të hapet nga qeveria gjatë muajve nëntor-dhjetor, me 3 mijë përfitues të parashikuar. Skema do të ketë në fokus familjet e reja, por do të përfshijë edhe studentë dhe emigrantë të rikthyer në Shqipëri. Si fillim, ky do të jetë një projekt pilot i shtrirë vetëm në Tiranë gjatë vitit 2027, për t'u zgjeruar më pas edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë. Dardana Grabova, drejtoreshë e Drejtorisë së Strehimit pranë Ministrisë së Eko


Kredi për shtëpi në 2027, zbardhet skema për çiftet e reja. Kush mund të përfitojë
Programi i ri i strehimit për çiftet dhe familjet e reja pritet të nisë në vitin 2027 me 4 mijë kredi të lehtësuara, por mënyra se si do të funksionojë skema ka disa detaje që përcaktojnë se kush përfiton interesin zero, kush kalon në 3% dhe çfarë ndodh nëse banesa që dëshiron familja kushton më shumë se 60 mijë euro. Detajet janë bërë të ditura nga drejtoresha e Strehimit Social, Dardana Grabova, në një intervistë televizive. Skema parashikon që një pjesë e kredive të kenë i


Kredi me 0% interes për shtëpinë, ja kur hapen thirrjet
Qeveria pritet të miratojë në fillim të tetorit programin e ri kombëtar të strehimit, i cili synon t’u japë mundësi mijëra çifteve të reja të blejnë banesë përmes kredive të subvencionuara nga shteti. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se paketa ligjore do të miratohet në fillim të tetorit, ndërsa thirrjet për përfituesit do të hapen brenda këtij viti. Sipas saj, për shkak të procedurave administrative, fituesit pritet të shpallen në fillim të vitit


Qiratë “fluturojnë” në shtator, eksperti zbulon çfarë po ndodh
Tregu i pasurive të paluajtshme po përjeton një periudhë me kërkesë të lartë, ndërsa nisja e vitit akademik po rikthen në fokus edhe tregun e qirave. Qendra e qytetit mbetet zgjedhja kryesore për një pjesë të konsiderueshme të kërkuesve, ndërsa zonat periferike ofrojnë alternativa më ekonomike. Demirxhiu deklaroi në një intervistë se gjatë muajve të verës është vërejtur një fluks i shtuar kërkese në treg. Megjithatë, sipas tij, ritmi i kësaj kërkese është zbutur krahasuar me


Lajm i mirë për administratën, hapen aplikimet për kredi për shtëpi pa interes
Punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi me 0% interes. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi hapjen e aplikimeve për 300 kuota, të parashikuara për blerjen e një banese. Thirrja e re do të hapet më 27 gusht, të premten, deri më 25 shtator 2026. Aplikimet do të kryhen përmes platformës e-Albania. Skema synon të ndihmojë punonjësit e administratës publike që plotësojnë kriteret ligjore për të siguruar një banesë. Kredia do të mundë
bottom of page