top of page
Të gjithë Artikujt


Guvernatori me imunitet, Kuvendi miraton ligjin e ri për Bankën e Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili sjell ndryshime të rëndësishme në organizimin, funksionimin dhe pavarësinë e institucionit qendror bankar. Ndër dispozitat më të diskutuara është imuniteti nga arrestimi për Guvernatorin, i cili do të zbatohet për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës. Sipas ligjit të miratuar, Guvernatori nuk mund të ndalohet apo të privohet nga liria personale dhe liria e lëvizjes përmes masave shtrëngues


Sejko qetëson qytetarët pas sulmeve ndaj bankave: Depozitat janë të sigurta
Depozitat e qytetarëve nuk rrezikohen nga dëmtimet e shkaktuara në disa degë bankare dhe bankomate gjatë incidenteve të fundit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, garanton se sistemi bankar vijon të funksionojë dhe se infrastruktura e dëmtuar nuk cenon qëndrueshmërinë financiare të bankave. Në një takim të zhvilluar sot me drejtues të sistemit bankar, ku morën pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovac


Bankat lehtësojnë kreditë për bizneset e vogla dhe të mesme, rritet kërkesa edhe nga individët
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë për aktivitetin kreditues, në tremujorin e tretë të vitit 2026 bankat kanë lehtësuar disi kushtet e kreditimit për bizneset, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme. Ndërkohë, kërkesa për kredi është rritur si nga sipërmarrjet, ashtu edhe nga individët, kryesisht për financimin e konsumit. Për bizneset, lehtësimi është reflektuar në standardet e kreditimit dhe në kushtet e termat e kredive të reja, veçanërisht përmes kërkesave më


Banka e Shqipërisë jep sinjalin e fortë, mund të rrisë normat e interesit. Inflacioni po kërcënon
Banka e Shqipërisë ka dhënë sinjalin e parë të qartë për një ndryshim të mundshëm të kursit të politikës monetare, ndërsa presionet mbi inflacionin janë rritur më shumë nga sa pritej. Këshilli Mbikëqyrës vendosi më 7 tetor të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%, por paralajmëroi se zhvillimet e fundit krijojnë premisa për një reagim më shtrëngues në të ardhmen. Guvernatori Gent Sejko deklaroi se informacioni i ri i mbledhur gjatë dy muajve të fundit tregon p


Po blini një shtëpi? Banka e Shqipërisë zbulon sa ulet çmimi përmes negociatave
Blerësit e banesave në Shqipëri po hasin gjithnjë e më pak hapësirë për të negociuar çmimin. Të dhënat e reja të Bankës së Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e pronave shitet me çmimin e kërkuar ose me një ulje deri në 5%. Sipas Raportit të Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, çmimet me të cilat realizohen transaksionet janë përgjithësisht të krahasueshme me çmimet e kërkuara nga shitësit. Transaksionet me zbritje më të mëdha se 5% janë të rral


Sejko takohet me FMN dhe Bankën Botërore, mesazhet që u përcollën
Sistemi financiar shqiptar ka shënuar përmirësime të rëndësishme krahasuar me vlerësimin e mëparshëm, ndërsa institucionet ndërkombëtare kanë evidentuar forcimin e institucioneve financiare, modernizimin e infrastrukturës së pagesave dhe përafrimin e kuadrit rregullator me standardet e Bashkimit Evropian. Gjetjet u diskutuan gjatë takimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, me përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Bo


Nga rritja rekord, te frenimi i fortë! Çfarë po ndodh me çmimet e shtëpive
Tregu i pasurive të paluajtshme duket se po hyn në një fazë tjetër, ku çmimet e banesave vijojnë të rriten, por me një ritëm dukshëm më të ulët se në vitet e fundit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se rritja vjetore e çmimeve ka zbritur në 10%, ndërsa një vit më parë kishte arritur në 41.7%. Sipas Bankës Qendrore, Indeksi Fisher i çmimit të banesave nuk ndryshoi në gjashtë muajt e parë të këtij viti krahasuar me gjysmën e dytë


Kredia për shtëpi, sa është interesi që ofrojnë bankat dhe afati i shlyerjes
Marrja e një kredie për blerjen e një banese vijon të jetë një nga angazhimet më të mëdha financiare për familjet shqiptare. Norma e interesit për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme është aktualisht nën 4%, ndërsa pjesa dërrmuese e kredive të reja për shtëpi shlyhet në një periudhë prej 25 vitesh. Banka e Shqipërisë thotë se, pavarësisht kërkesës së individëve për financim, masat e vendosura një vit më parë për të kufizuar ekspozimin e bankave në tregun e pasurive të pa
bottom of page