top of page
Të gjithë Artikujt


"Boom" i bizneseve të huaja në Shqipëri, regjistrimet rriten me 35% në tetë muaj
Regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se nga janari deri në gusht janë regjistruar 1,644 subjekte të tilla, me një rritje prej 35.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në janar-gusht 2025, numri i bizneseve të regjistruara me kapital tërësisht të huaj ishte 1,216. Kjo do të thotë se në tetë muajt e parë të këtij v


Shkrihen 15 bashki, Shqipëria kalon në hartën e re me 46 njësi vendore
Kuvendi miratoi me 85 votat e mazhorancës reformën e re administrativo-territoriale, e cila e redukton numrin e bashkive në Shqipëri nga 61 në 46. Ndarja e re u miratua pa konsensus mes dy kampeve politike, me socialistët që mbrojtën bashkimin e njësive vendore dhe opozitën që kundërshtoi këtë model. Sipas variantit të miratuar, 15 bashki do të bashkohen me bashki fqinje, ndërsa numri i qarqeve do të mbetet 12. Mazhoranca argumenton se riorganizimi do të forcojë kapacitetet f


Ku ikin paratë e shqiptarëve? Ushqimet marrin gati 40% të buxhetit familjar
Familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 95.227 lekë në muaj për konsum gjatë vitit 2025, me një rritje prej 2,3% krahasuar me një vit më parë. Por struktura e shpenzimeve tregon se pjesa më e madhe e buxhetit familjar vazhdon të përthithet nga nevojat bazë. Sipas Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare të INSTAT, 39,8% e shpenzimeve mujore të një familjeje shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike. Në vlerë, kjo kategori arrin në 37.859 lekë në muaj për një familj


Shqipëria prodhon gjimnazistë, fqinjët prodhojnë profesionistë!
Nga Mateo Spaho Vetëm 1 në 5 nxënës shqiptarë zgjedh arsimin profesional. Në Serbi dhe Mal të Zi, ndodh e kunderta. Diferenca nuk është thjesht një statistikë: ajo tregon se e palidhur është Shqipëria nga një sistem arsimor qe i pergjigjet nevojave te ekonomisë. Në një kohë kur bizneset shqiptare ankohen vazhdimisht për mungesën e punonjësve të kualifikuar, shkollat e mesme shqiptare vazhdojnë të mbushen kryesisht me nxënës që ndjekin gjimnazin. Shifrat zyrtare për vitin shko


Gjigantët e hotelerisë zbarkojnë në Tiranë/ Mbi 100 projekte shqiptare kërkojnë investitorë
Tirana do të kthehet më 2 tetor në një pikë takimi mes investitorëve shqiptarë dhe disa prej emrave më të mëdhenj të industrisë botërore të hotelerisë. Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit zhvillohet edicioni i parë i Future Hospitality Forum 2026, organizuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Në fokus të forumit do të jenë më shumë se 100 projekte shqiptare të sektorit të mikpritjes, të cilat do t’u prezantohen markave ndërkombëtare që kanë konfi


213 milionë euro nga BE-ja, Von der Leyen zbulon çfarë pritet në javët e ardhshme
Shqipëria ka përfituar deri tani 213 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Europian, ndërsa pagesa të tjera pritet të disbursohen në javët në vijim. Shifrën e bëri publike presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Von der Leyen tha se Shqipëria ka përmbushur rreth 80% të reformave të parashikuara në kuadër të këtij plani, duke e lidhur përparimin me procesin e integrimit gradual të eko


Rama zbulon planin e ri, çfarë po përgatitet për shqiptarët jashtë vendit?
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga New York-u se Shqipëria po përgatit një instrument të ri financiar, të quajtur “Bonot e Diasporës”, për të rritur përfshirjen e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama tha se bonot synojnë ta çojnë në një tjetër nivel pjesëmarrjen e diasporës në rritjen e vendit. “Po përgatisim Bonot e Diasporës që


Moody’s vlerëson ekonominë e Shqipërisë: Nga e qëndrueshme në pozitive
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings ka ndryshuar perspektivën për Shqipërinë nga “e qëndrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar njëkohësisht vlerësimin e vendit për borxhin afatgjatë në monedhë të huaj dhe vendase, në nivelin Ba3. Sipas Moody’s, përmirësimi i perspektivës lidhet me forcimin e pozicionit fiskal dhe të jashtëm të Shqipërisë, çka rrit aftësinë e ekonomisë për të përballuar goditjet e mundshme, nëse ky trend vijon. Një tjetër faktor që


Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Prej disa muajsh, dy të rinj nga India, me profesion inxhinierë, janë të punësuar në kompaninë shqiptare “Ital Costruzioni”, prodhues i strukturave metalike tërësisht për tregun europian. Të rinjtë thonë se arsyeja kryesore e punësimit në Shqipëri është paga e lartë deri në 50% më shumë sesa në Indi. Por gjithashtu punësimi në vend po iu jep atyre mundësi për përvojë në tregun europian. “Në Shqipëri fitoj rreth 50% më shumë të ardhura mujore sesa në Indi dhe me pagën time arr
bottom of page