top of page
Të gjithë Artikujt


Indeksimi i dytë i pensioneve, a do të ketë rritje në vjeshtë?
Pensionistët nuk do të kenë një indeksim të dytë të pensioneve gjatë këtij viti. Pas rritjes me 2.7% të aplikuar në muajin korrik, qeveria nuk po shqyrton aktualisht një tjetër rritje të pensioneve, ndërsa për kompensimin e kostove të jetesës po mbështetet edhe te bonusi mujor. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, e cila ka sqaruar se indeksimi dhe bonuset po trajtohen si dy mekanizma të ndryshëm për të mbështetur të ardhurat e pensionistë


Pensionet e shqiptarëve në rrezik? Elvin Meka nxjerr në pah boshllëkun e madh të skemës
Nga Elvin Meka Në datë 22 shtator 2026 është hedhur për konsultim publik projektligji për fondet e pensionit privat. Nga sa mund të konsultohen materialet, edhe kjo ndërhyrje e shumëpritur, që lidhet me ndërhyrjen në skemën e pensioneve në Shqipëri, në komponenten e shtyllës së dytë (kontribute private – menaxhim privat), nuk do të mund të zhvillojë dhe revolucionarizojë skemën e pensioneve në Shqipëri; do mbetemi dhe ecim ende gjatë në kuadër të një skeme pensionesh që zhvil


10 mijë lekë në muaj për pensionistët? Zbulohet paketa e re që po shqyrton qeveria
Pensionistët dhe shtresat në nevojë mund të përfitojnë një tjetër mbështetje financiare nga shteti, ndërsa qeveria po shqyrton mundësinë e hartimit të një pakete të re ndihme për përballimin e rritjes së kostos së jetesës. Paketa që po diskutohet pritet të jetë e ngjashme me skemat e mëparshme të rezistencës sociale apo solidaritetit. Në të mund të përfshihen pensionistët, invalidët e punës dhe përfituesit e ndihmës ekonomike. Nga diskutimet e deritanishme nga grupi i punës,


Paratë për pleqërinë, më shumë shqiptarë po investojnë në pensione private
Gjithnjë e më shumë qytetarë po i drejtohen fondeve private të pensionit si një mënyrë për të krijuar një burim shtesë të ardhurash për periudhën pas daljes në pension. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, deri në fund të vitit të kaluar rreth 50 mijë qytetarë investonin në fondet private të pensionit. Numri i anëtarëve është rritur me 11.2% krahasuar me një vit më parë. Eksperti bankar dhe i sigurimeve, Artur Ribaj, shpjegon se fondet private janë instr


Pensionet, ndryshimi i moshës nuk mjafton/ Gjokutaj propozon një model të ri
Debati për përshpejtimin e barazimit të moshës së pensionit të grave me atë të burrave po rikthen në vëmendje reformën e skemës së pensioneve në Shqipëri. Në një analizë të publikuar nga ALTAX, eksperti Eduart Gjokutaj argumenton se diskutimi nuk duhet të kufizohet vetëm te pyetja se kur do të dalin shqiptarët në pension, por te mënyra se si do të financohet skema në të ardhmen dhe sa të qëndrueshme do të jenë pensionet për brezat e ardhshëm. Sipas Gjokutajt, reforma e vitit


Rritja e pensioneve, nga 2027 dyfishohet bonusi mujor
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se rritja e të ardhurave të pensionistëve do të vijojë të jetë një nga prioritetet e politikave sociale, duke paralajmëruar dyfishimin e bonusit mujor për të gjitha kategoritë e pensionistëve nga 1 janari 2027. Ibrahimaj tha se bonusi mujor ka nisur të zbatohet gjatë vitit 2026, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm masa e tij do të dyfishohet. Krahas bonusit, do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve. Për financimin e


Reforma e pensioneve po afron, ja çfarë pritet të ndryshojë
Sistemi i pensioneve në Shqipëri pritet të përballet me ndryshime të reja, ndërsa zhvillimet demografike po shtojnë presionin mbi skemën publike. Rënia e lindshmërisë, plakja e popullsisë dhe ndryshimi i raportit mes personave që kontribuojnë dhe atyre që marrin pension po e bëjnë të nevojshëm rishikimin e sistemit. Eksperti i tregut të sigurimeve, Elvis Ponari, sjell në vëmendje ndryshimet që pritet të diskutohen në kuadër të reformës së pensioneve dhe sfidat me të cilat për


Pensioni pas vdekjes së familjarit, ja sa para përfitojnë bashkëshorti dhe fëmijët
Humbja e një familjari që ka qenë përfitues ose kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore sjell edhe të drejtën për pension familjar për anëtarët e familjes që plotësojnë kushtet. Por sa është masa e këtij pensioni dhe si ndahet mes bashkëshortit dhe fëmijëve? Pensioni familjar përcaktohet mbi bazën e pensionit që personi i ndjerë merrte ose do të kishte përfituar. Masa e përfitimit ndryshon në varësi të numrit dhe statusit të pjesëtarëve të familjes që kanë të drejtë të m


Kur pensioni nuk mjafton, kush do ta mbajë standartin e jetesës së shqiptarëve nesër?
Shqipëria po përballet me një realitet që nuk mund të shtyhet më: një popullsi që plaket, familje që zvogëlohen dhe pensione që shpesh nuk mjaftojnë për të përballuar jetën e përditshme. Të dalësh në pension duhet të nënkuptojë fundin e një karriere dhe fillimin e një periudhe më të qetë të jetës. Por për shumë shqiptarë, realiteti është ndryshe. Pensioni shpesh shkon për ushqime, ilaçe, energji dhe shpenzime të tjera bazë, duke lënë shumë pak hapësirë për një jetë dinjitoze.
bottom of page