top of page
Të gjithë Artikujt


Zyrtare/ Qeveria heq taksën e qarkullimit, e kalon tek makinat
Edi Rama zyrtarizoi ndryshimet ligjore që do të prekin qytetarët dhe biznesin në vitin e ardhshëm. Një nga ndryshimet kryesore është heqja e taksës së qarkullimit në litrin e naftës Nuk është në dëshirën tonë, se dëshirën e kemi patur edhe më herët. Tani na i lejon rritja ekonomike. Ne do të heqim taksën e qarkullimit nga nafta, duke tentuar që të ulim në pompë çmimin me afro 32 lekë për litër. Kjo taksë do të kalojë tek automjetet dhe do të vilet nga Drejtoria e Shërbimit t


Ulen nafta dhe benzina në vend, sa do të kushtojnë nga sot
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë për karburantet, në kushtet e situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve. Në mbledhjen e sotme, Bordi vendosi që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të naftës të jetë 210 lekë për litër, nga 213 lekë për litër që ishte. Ndërsa çmimi maksimal me shumicë 198 lekë për litër. Edhe benzina është ulur me 3 lekë, duke përcaktuar si çmim maksimal për tregtimin me pakicë190 lekë për litër.


Nafta arrin rekord, 229 lekë për litër/ Shqipëria pa asnjë masë mbrojtëse për konsumatorët
Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur me 10 lekë për litër vetëm gjatë fundjavës së kaluar, duke arritur në 229 lekë për litër. Ky është një nivel rekord për tregun shqiptar dhe një nga çmimet më të larta të karburantit në rajon dhe më gjerë. Ndërsa konsumatorët shqiptarë po përballen me një tjetër rritje të fortë të kostos së karburantit, vendet e rajonit kanë ndërmarrë masa fiskale për të amortizuar ndikimin e rritjes së çmimeve dhe për të mos rënduar më tej buxhetet e fa


Çmimi i naftës në qiell! A po vjen një tjetër shtrenjtim në pompa?
Çmimi i naftës së papërpunuar ka vijuar të rritet ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, duke kaluar mbi 107 dollarë për fuçi për referencën Brent, ndërsa nafta amerikane WTI është tregtuar mbi 102 dollarë për fuçi. Rritja e fortë e çmimeve vjen në një moment kur tregjet globale janë përfshirë nga shqetësimet për furnizimin me naftë, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rrezikut për ndërprerje të transportit të hidrokarbureve. Brent, që shërben si një


Nafta në nivelet më të larta të 4 muajve, Brent prek 110 dollarë
Çmimi i naftës Brent u ngjit këtë të premte në nivelet më të larta të rreth katër muajve, teksa tregjet po ndjekin me shqetësim zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe rrezikun për furnizimin global me energji. Gjatë tregtimit, Brent arriti deri në 109.97 dollarë për fuçi, pas rritjes prej më shumë se 6% në seancën e mëparshme. Më pas, çmimi u tërhoq drejt intervalit 106–107 dollarë, ndërsa nafta mbeti në trajektore për një rritje të fortë javore. Një nga shqetësimet kryesore të tr


Karburantet më lirë në Malin e Zi, qeveria merr tjetër masë për të ulur akcizën
Në një kohë kur çmimet e karburanteve vijojnë të ndikohen nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, qeveria e Malit të Zi po ndërhyn përmes uljes së akcizave. Masa e fundit synon të frenojë rritjen e kostove për konsumatorët dhe bizneset, duke sjellë një tjetër lehtësim të çmimeve në pompa. Nga 25 gushti, akciza për benzinën pa plumb është ulur në 0.522 euro për litër, nga 0.549 euro që është norma e zakonshme. Për naftën, ulja është më e ndjeshme: akciza zbret në 0.352 euro p


Çfarë do të ndodhë me transportin urban? Zbardhet përgjigjja e Ministrisë së Financave
Rritja e çmimit të karburantit po shton presionin mbi operatorët e transportit publik në Shqipëri, ndërsa kërkesa për vazhdimin e mbështetjes financiare nga shteti ende nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare. Ministria e Financave ka bërë të ditur se është e gatshme të shqyrtojë një zgjatje të skemës, por pret që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të paraqesë propozimin konkret. Shoqatat e transportit publik kanë kërkuar që kompensimi për naftën të vijojë edhe për nj


Alarm në Greqi/ "Fluturojnë" çmimet e karburanteve, çfarë pritet të ndodhë në shtator
Çmimet e karburanteve në Greqi kanë kaluar një tjetër prag të rëndësishëm, me benzinën që tashmë shitet mesatarisht mbi 2 euro për litër, ndërsa sinjalet nga tregu paralajmërojnë rritje të mëtejshme në ditët në vijim. Sipas të dhënave të raportuara nga mediat greke, çmimi mesatar kombëtar i benzinës pa plumb ka arritur në rreth 2.015 euro për litër, ndërsa nafta po tregtohet mesatarisht me rreth 2.02 euro për litër. Por rritja mund të mos ketë përfunduar. Gjatë javës së fundi
bottom of page