Zyrtare/ Qeveria heq taksën e qarkullimit, e kalon tek makinat
4 days ago
1 min read

Edi Rama zyrtarizoi ndryshimet ligjore që do të prekin qytetarët dhe biznesin në vitin e ardhshëm. Një nga ndryshimet kryesore është heqja e taksës së qarkullimit në litrin e naftës
Nuk është në dëshirën tonë, se dëshirën e kemi patur edhe më herët. Tani na i lejon rritja ekonomike. Ne do të heqim taksën e qarkullimit nga nafta, duke tentuar që të ulim në pompë çmimin me afro 32 lekë për litër. Kjo taksë do të kalojë tek automjetet dhe do të vilet nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor-tha Rama
Rama nuk dha shpjegime se si do të funksionojë taksa e re mbi makinat. Por sipas skenarëve një rritje do të jetë në taksën vjetore të mjeteve që paguajmë çdo vit. Paralelisht një super taksë njoftoi Rama edhe për makinat e luksit.






Comments