top of page
Të gjithë Artikujt


Ibrahimaj: Protesta po ndikon në ekonomi, bie xhiroja e bizneseve
Protesta e opozitës ka ndikuar në ekonominë shqiptare, duke prekur veçanërisht bizneset e vogla, aktivitetet e lidhura me konsumin e përditshëm dhe sektorin e turizmit. Kështu u shpreh Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se pasojat ndihen si te bizneset që kanë mbyllur aktivitetin, ashtu edhe te ato që vijojnë të jenë të hapura, por me rënie të xhiros dhe konsumit. Sipas Ibrahimajt, bizneset e vogla janë më të ekspozuara ndaj kësaj situate, pasi nuk kanë mundësi të përballojnë p


"Boom" i bizneseve të huaja në Shqipëri, regjistrimet rriten me 35% në tetë muaj
Regjistrimet e bizneseve me 100% pronësi të huaj në Shqipëri kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se nga janari deri në gusht janë regjistruar 1,644 subjekte të tilla, me një rritje prej 35.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në janar-gusht 2025, numri i bizneseve të regjistruara me kapital tërësisht të huaj ishte 1,216. Kjo do të thotë se në tetë muajt e parë të këtij v


16 kërkesa për qeverinë, biznesi kërkon uljen e taksave në Paketën Fiskale 2027
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka paraqitur qeverisë 16 propozime për ndryshime fiskale, me synimin për të ulur kostot e prodhimit, lehtësuar investimet dhe mbështetur kompanitë në përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian. Industria prodhuese dhe agropërpunuese kërkojnë lehtësira të reja fiskale në Paketën Fiskale 2027. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka përcjellë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Financave një paketë me 16 nd


“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”/ Hapet platforma online për bizneset, ja si mund të aplikojnë
Bizneset e vogla dhe të mesme që kërkojnë financim për të zgjeruar apo modernizuar aktivitetin e tyre tashmë mund të shprehin interesin për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” përmes një platforme të automatizuar në e-Albania. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se platforma e re është vënë në funksion me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe ndjekjen online të procesit, që nga momenti i aplikimit fillestar deri në përgatitjen e biznesit


Biznesi "shpërthen" kundër Dhomës Ekonomike Kombëtare: Nuk na përfaqësoni dot me detyrim!
17 organizata të komunitetit të biznesit në Shqipëri kanë dalë me një qëndrim të përbashkët kundër projektligjit “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”, duke kërkuar rishikimin e modelit të propozuar për përfaqësimin e sipërmarrjes. Organizatat, mes të cilave Dhoma Amerikane e Tregtisë, dhomat gjermane, italiane, britanike e zvicerane të tregtisë, shoqata të investitorëve, bankave, industrisë dhe teknologjisë, vlerësojnë se pavarësisht ndryshimeve të bëra në versionin e ripunuar të


Personat me aftësi të kufizuara, rregulla të reja për bizneset: Gjoba deri në 5 mln lekë
Një kuadër i ri ligjor për personat me aftësi të kufizuara pritet të ndryshojë mënyrën se si bizneset duhet të projektojnë dhe ofrojnë një pjesë të madhe të produkteve dhe shërbimeve të tyre. Projektligji “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara” parashikon detyrime të reja për operatorët ekonomikë dhe vendos një sistem sanksionesh që, në rastet më serioze, mund të arrijë deri në 5 milionë lekë. Për shoqëritë tregtare, gjoba mund të llogaritet e


"Ky është vetëm fillimi"/ Biznesi paralajmëron rritje të fortë të punëtorëve të huaj në vend
Mungesa e fuqisë punëtore po i detyron bizneset shqiptare të kërkojnë punonjës përtej kufijve, ndërsa ardhja e shtetasve nga vendet e treta pritet të vijojë të rritet edhe në muajt e ardhshëm. Për biznesin, kjo nuk është më një alternativë, por një nevojë e diktuar nga boshllëqet në tregun vendas, veçanërisht për profilet e kualifikuara. Edvin Prençe, nga Shoqata ProExport, thotë se orientimi drejt rekrutimit të punonjësve të huaj ka ardhur si pasojë e mungesës së theksuar të
bottom of page