top of page
Të gjithë Artikujt


Reshjet shkaktojnë problematika në rrugë, ARRSH bën thirrje për kujdes
Reshjet e shiut me intensitet mesatar të regjistruara gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa segmente rrugore. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, problematikat e evidentuara janë trajtuar menjëherë nga ekipet e mirëmbajtjes, ndërsa qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale. Grupet e punës janë në terren për pastrimin e rrugëve, largimin e gurëve dhe inerteve, si dhe pastrimin e bimësisë dhe kunetave, me qëll


Kujdes! Punime gjatë natës te tuneli i Krrabës, si mund të lëvizni
Qarkullimi në tunelin e Krrabës do të pësojë kufizime gjatë orëve të natës, për shkak të punimeve për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se punimet do të nisin të mërkurën, më 7 tetor, dhe do të zgjasin për një periudhë maksimale prej 20 ditësh. Gjatë orarit 21:00–06:00, tuneli do të funksionojë vetëm me një tub, ndërsa qarkullimi do të lejohet në të dyja drejtimet. Punimet do të nisin në tubin e drejtimit Elbasan–Tiranë. Për këtë


Rruga Berat-Ballaban drejt fundit, po punohet për asfaltimin dhe sinjalistikën
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat–Ballaban kanë hyrë në fazën përmbyllëse, ndërsa ndërhyrjet po vijojnë paralelisht në të tre lotet e projektit. Pjesa kryesore e trupit të rrugës, veprave të artit dhe elementëve të tjerë të infrastrukturës është përfunduar, ndërsa puna tashmë është përqendruar te asfaltimi, sinjalistika dhe barrierat mbrojtëse. Projekti Berat–Ballaban është një nga ndërhyrjet e rëndësishme infrastrukturore në këtë pjesë të vendit dhe shtrihet në një


Asfalti është shtruar! Elbasan–Papër drejt hapjes
Punimet në segmentin rrugor Elbasan–Papër, Faza 2, kanë hyrë në fazën përmbyllëse. Sipas përditësimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, shtresa asfaltike është realizuar përgjatë gjithë gjatësisë së parashikuar në projekt, ndërsa aktualisht po punohet për vendosjen e sinjalistikës horizontale. Vendosja e vijëzimeve në rrugë është një nga ndërhyrjet e fundit që duhet të përfundojnë përpara mbylljes së punimeve të këtij segmenti dhe synon plotësimin e elementeve të sigurisë për p


Fazë e re punimesh për rrugën e Ndroqit, 10 mln euro për lotin 3
Punimet për rehabilitimin e aksit Kombinat–Ndroq–Plepa pritet të hyjnë në një tjetër fazë dhe të marrin ritme të tjera. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë G.P.G. COMPANY fituese për lotin 3 të projektit, me një ofertë prej 950.3 milionë lekësh, rreth 10 milionë euro. Vlera e ofertës fituese është dukshëm më e ulët se fondi limit i përcaktuar për tenderin. ARRSH kishte vendosur në dispozicion 1.365 miliardë lekë pa TVSH, ose rreth 14.5 milionë euro sipas kursit t


Nisin punimet për bypassin e Elbasanit, do të shfryjë trafikun drejt juglindjes
Kanë nisur punimet për bypassin e Elbasanit, një projekt që synon të lehtësojë trafikun në aksin Tiranë-Elbasan dhe të përmirësojë lidhjen e këtij korridori me juglindjen dhe jugun e vendit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditur se punimet kanë nisur në pjesën ku fillon hinka e autostradës Tiranë-Elbasan. Sipas tij, bypassi do të ndërtohet si autostradë e kategorisë A, me të njëjtat standarde që karakterizojnë aktualisht rrugën Tiranë-Elbas


Po shtrohet asfalti: Elbasan–Rrogozhinë drejt hapjes së madhe
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan–Rrogozhinë vijojnë me ritme të larta, ndërsa realizimi fizik i gjashtë fazave të para të projektit ka arritur në 87 për qind. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, aktualisht puna është përqendruar në realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 kilometra të segmentit. Një pjesë e rëndësishme e punimeve po zhvillohet edhe në veprat e artit. Në segmentin Elbasan–Papër, në fazën e tretë të projektit


Lajm i mirë për turistët, rehabilitohet rruga drejt Valbonës
Ka përfunduar rehabilitimi i aksit rrugor Bajram Curri–Valbonë, një prej rrugëve më të rëndësishme turistike në veri të Shqipërisë. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, punimet janë realizuar në një gjatësi prej 26.5 kilometrash dhe kanë përfshirë riparimin e shtresave asfaltike, si dhe rifreskimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale përgjatë gjithë segmentit. Ndërhyrja ka përmirësuar kushtet e qarkullimit dhe synon të rrisë sigurinë për drejtuesit e automjeteve, banorët
bottom of page