top of page
Të gjithë Artikujt


Kush bën dëm, paguan! Fatura do të vijë në shtëpi
“Kush shkakton dëm, e paguan” është parimi mbi të cilin Kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e re ligjore pas episodeve të dhunës dhe dëmtimit të pronës gjatë protestave në Tiranë. Përmes një ligji të posaçëm për riparimin e dëmeve të shkaktuara gjatë tubimeve, qeveria synon të vendosë përgjegjësi financiare mbi personat që shkatërrojnë pronën publike apo private. Sipas Ramës, dëmet nuk duhet të mbeten barrë vetëm e buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve, ndërsa autorët të


Erjon Vishkulli në Itali për operacionin e syrit, fatura mbulohet nga shteti shqiptar
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, është dërguar në Itali për trajtim të specializuar, ku pritet t’i nënshtrohet këtë të hënë një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale. Transporti dhe shpenzimet e trajtimit, sipas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të të riut, do të mbulohen nga shteti shqiptar. Plagosja ndodhi gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë. 28-vjeçari u godit në sy nga


Protesta/“Biznesi i vogël nuk përballon dot dëme. E kanë të vështirë ringritjen”
Etleva Treska përfaqëson një biznes të mesëm në kryeqytet. Ajo nuk ishte preh e sulmeve të protestave gjatë kësaj jave, por pohon se puna në ditët te protestave iu reduktua ndjeshëm. Në një intervistë televizive, për E-Zone Treska thotë se dhuna ndaj biznesit të vogël apo të mesëm është fatale “Në Shqipëri pjesa më e madhe e bizneseve që operojnë janë të vogla dhe të mesme. Pra janë biznese familjare që mbajnë veten dhe familjen. Një dëm ndaj kësaj kategorie biznesi është fat


Nisma "KURSE"/ Ja sa do të kushtojnë për 3 muaj veza, qumështi, vaji, makaronat e orizi
Nisma "KURSE", e prezantuar si një mekanizëm për të lehtësuar shpenzimet e përditshme të familjeve shqiptare, ka hyrë në fuqi më 12 tetor dhe do të zbatohet deri më 12 janar 2027. Sipas të dhënave të publikuara në platformën zyrtare, lista përfshin 212 produkte në katër rrjete tregtare, me një ulje mesatare prej 13.3% dhe zbritje që arrijnë deri në 40%. Megjithatë, shifrat tregojnë se përfitimi për konsumatorin ndryshon ndjeshëm në varësi të produktit. Një ulje prej 40% mund


27 mijë euro për studentët, Intesa Sanpaolo financon bursat në College of Europe
Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, vijon mbështetjen e saj për arsimin e lartë dhe talentet e reja në Shqipëri, duke ofruar 27,000 euro bursa për tre studentë të pranuar në programin Master i Arteve në Transformimin dhe Integrimin Evropian pranë College of Europe në Tiranë. Kjo nismë shënon vitin e tretë radhazi të programit të bursave të Bankës në bashkëpunim me College of Europe, duke rikonfirmuar angazhimin e Intesa Sanpaolo Bank Albania për të i


Çmime fikse për 3 muaj, qeveria zbulon marrëveshjen me supermarketet
Një pjesë e produkteve bazë ushqimore dhe të higjienës mund të tregtohen me çmime fikse për një periudhë tre mujore, si pjesë e një nisme që qeveria po diskuton me importuesit, prodhuesit dhe rrjetet e marketeve. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference për ecurinë e treguesve ekonomikë për periudhën janar-gusht 2026, tha se autoritetet po punojnë me aktorët e tregut për të përcaktuar listën e produkteve që do të përfshihen në këtë marrëveshje. “Jemi duke


Sa është fatura e rikthimit në shkollë? - Deri në 27 mijë lekë për çantën, kancelaritë, veshje dhe këpucë
Pak ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit po përballen me faturën e përgatitjes së fëmijëve. Për vitin shkollor 2026–2027, nxënësit e klasave të para deri në të pesta të shkollave publike pajisen me tekste falas, ndërsa ata të klasave të gjashta deri në të nënta i marrin librat në përdorim falas. Në arsimin e mesëm, nga kjo skemë përfitojnë vetëm kategori të veçanta nxënësish. Edhe pse tekstet sigurohen falas për një pjesë të nxënësve, blerja e çantës, mjetev
bottom of page