top of page
Të gjithë Artikujt


Buxhet rekord për 2027, Malaj zbulon ku do të shkojnë paratë
Buxheti i shtetit për vitin 2027 do të kalojë për herë të parë nivelin e 10 miliardë eurove. Shifra u bë e ditur nga ministri i Financave, Petrit Malaj, pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe funksionarë të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku nisën diskutimet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sipas Malajt, buxheti rekord do të fokusohet te disa sektorë, me prioritet mbështetjen sociale, familjet me fëmijë, bujqësinë dhe shëndetësinë. “Sa i përk


Ku ikin paratë e shqiptarëve? Ushqimet marrin gati 40% të buxhetit familjar
Familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 95.227 lekë në muaj për konsum gjatë vitit 2025, me një rritje prej 2,3% krahasuar me një vit më parë. Por struktura e shpenzimeve tregon se pjesa më e madhe e buxhetit familjar vazhdon të përthithet nga nevojat bazë. Sipas Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare të INSTAT, 39,8% e shpenzimeve mujore të një familjeje shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike. Në vlerë, kjo kategori arrin në 37.859 lekë në muaj për një familj


Banka Botërore "jep recetën" për krizën në tregun e punës: Përdorni Inteligjencë Artificiale!
Një në pesë punonjës në Europë dhe Azinë Qendrore është i ekspozuar ndaj inteligjencës artificiale, ndërsa më pak se një në dhjetë biznese e përdorin aktualisht. Banka Botërore paralajmëron se sfida për ekonomitë e rajonit nuk është përdorimi i tepërt i IA-së, por vonesa në përvetësimin e saj. Inteligjenca artificiale mund të bëhet një nga instrumentet kryesore për rritjen e produktivitetit dhe për përballimin e tkurrjes së popullsisë në moshë pune në Europë dhe Azinë Qendror


Çmime fikse për 3 muaj, qeveria zbulon marrëveshjen me supermarketet
Një pjesë e produkteve bazë ushqimore dhe të higjienës mund të tregtohen me çmime fikse për një periudhë tre mujore, si pjesë e një nisme që qeveria po diskuton me importuesit, prodhuesit dhe rrjetet e marketeve. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, gjatë një konference për ecurinë e treguesve ekonomikë për periudhën janar-gusht 2026, tha se autoritetet po punojnë me aktorët e tregut për të përcaktuar listën e produkteve që do të përfshihen në këtë marrëveshje. “Jemi duke


Rritje ekonomike, por presione të forta/ Çfarë paralajmëron BERZH për Shqipërinë
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% këtë vit dhe po me të njëjtin ritëm edhe në 2027, por perspektiva nuk është pa rreziqe. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vlerëson se presionet mbi konkurrueshmërinë, ndryshimet klimatike dhe luhatjet e çmimeve të energjisë mund të ndikojnë në ecurinë e ekonomisë në periudhën e ardhshme. BERZH e ka rishikuar lehtë në rritje parashikimin për Shqipërinë për vitin 2026. Në raportin e qershorit, banka priste një rritje prej 3.4


Moody’s vlerëson ekonominë e Shqipërisë: Nga e qëndrueshme në pozitive
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings ka ndryshuar perspektivën për Shqipërinë nga “e qëndrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar njëkohësisht vlerësimin e vendit për borxhin afatgjatë në monedhë të huaj dhe vendase, në nivelin Ba3. Sipas Moody’s, përmirësimi i perspektivës lidhet me forcimin e pozicionit fiskal dhe të jashtëm të Shqipërisë, çka rrit aftësinë e ekonomisë për të përballuar goditjet e mundshme, nëse ky trend vijon. Një tjetër faktor që
bottom of page