top of page
Të gjithë Artikujt


Nga nafta te pagat dhe biznesi, të gjitha ndryshimet fiskale që njoftoi Rama për vitin 2027
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar masat kryesore të paketës fiskale dhe të Buxhetit të Shtetit për vitin 2027, të cilat, sipas tij, synojnë të lehtësojnë barrën për familjet me të ardhura më të ulëta, ndërsa rrisin kontributin fiskal të kategorive me të ardhura dhe fitime më të larta. Ndryshimet përfshijnë uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, rritjen e tatimit mbi dividendin, rishikimin e pragjeve të tatimit mbi pagat, ndryshimin e pragut të regjistrimit në TVSH pë


Rama "shkund" drejtoritë, urdhër për largime masive
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga ministrat që të nisin procesin e dorëheqjes së drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, në kuadër të një nisme për riorganizimin e administratës publike. Procesi nuk do të përfshijë për momentin drejtuesit e institucioneve që mbulojnë policinë, arsimin dhe shëndetësinë. Urdhri parashikon që drejtuesit të paraqesin dorëheqjet e tyre, të shoqëruara me një raport mbi punën e kryer gjatë ushtrimit të detyrës. Dokumenti do të shërbejë pë


Regjistër për protestuesit e dhunshëm: Kufizime në aeroporte, hotele e trena
Krijimi i një regjistri për personat që përfshihen në akte dhune dhe kufizimi i aksesit të tyre në shërbime e ambiente publike janë disa nga masat që kryeministri Edi Rama paralajmëroi pas protestave të dhunshme. Kreu i qeverisë tha se ka nisur bashkëpunimi me vendet e Bashkimit Europian për të kufizuar lëvizjen e personave të identifikuar si të dhunshëm. Rama njoftoi gjithashtu se qeveria synon të investojë në teknologji për identifikimin e protestuesve që fshehin fytyrën, p


Rama: Banka e Shqipërisë nuk u sulmua as në ’97, gati paketa e masave, familjet do të paguajnë
Pas më shumë se një jave protesta të dhunshme dhe me dëme që ende janë në kalkulim, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sistemin bankar në një takim së bashku me guvernatorin e bankës së Shqipërisë Gent Sejko si dhe me ministrat e financave dhe të ekonomisë. Fokusi i këtij takimi është dënimi i dhunës dhe sulmeve që protestuesit kanë bërë në sistemit bankar por edhe ndaj Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997. Atëherë nuk kishte banka, por


Rama premton mbështetje për bizneset e dëmtuara nga protesta: Do e kalojmë bashkë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas protestës së dhunshme në Tiranë, ku dhjetëra biznese janë sulmuar e dëmtuar. Nga një kioskë e djegur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama shprehu solidaritet me familjen që humbi biznesin, ndërsa akuzoi opozitën se po shfrytëzon protestën dhe se aktet e dhunës nuk kanë lidhje me kërkesat e studentëve.Kreu i qeverisë e cilësoi kioskën e djegur si simbol të mundit dhe sakrificës së një familjeje që siguron


Rama njofton ministrinë e re, krijohet javën e ardhshme. Ja kush pritet ta drejtojë
Qeveria pritet të krijojë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike. Njoftimi u bë nga kryeministri Edi Rama, i cili argumentoi se ngritja e institucionit të ri lidhet me rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të administratës në funksionimin e qeverisë dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se administrata publike është kthyer në një nga çështjet qendrore të punës së qeverisë dhe të zhvillimit të mëtejshëm të shtetit shqiptar


Rama prezanton “Flamingo Mirror”: Dokumentet e projekteve publike, online për qytetarët
Kyeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re publike online “Flamingo Mirror”, e cila synon t’u mundësojë qytetarëve akses në dokumente, të dhëna dhe informacione zyrtare për çështje dhe projekte me interes publik. Platforma, e disponueshme në dy gjuhë, është inauguruar me publikimin e dosjes që lidhet me projektet e Sazanit dhe Zvërnecit. Sipas Ramës, kjo është vetëm dosja e parë, ndërsa në vijim pritet të publikohen edhe dokumente të tjera qeveritare. “E kemi quajtur
bottom of page