Rama: Banka e Shqipërisë nuk u sulmua as në ’97, gati paketa e masave, familjet do të paguajnë

Pas më shumë se një jave protesta të dhunshme dhe me dëme që ende janë në kalkulim, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sistemin bankar në një takim së bashku me guvernatorin e bankës së Shqipërisë Gent Sejko si dhe me ministrat e financave dhe të ekonomisë. Fokusi i këtij takimi është dënimi i dhunës dhe sulmeve që protestuesit kanë bërë në sistemit bankar por edhe ndaj Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997. Atëherë nuk kishte banka, por godina e bankës nuk u sulmua. Ky skenar djallëzor për të përhapur panik, do të ndëshkohen dhe të marrin dënimin e merituar. Ndërsa paniku i krijuar në këtë sektor është i panevojshme dhe i pabazuar pasi po funksionon në normalitet-tha Rama
Pas Italisë dhe Francës, edhe Shqipëria po bën gati paketën e masave ndaj dhunuesve. Sipas Ramës do të ketë faturë financiare që do ta pagujanë familjet por do të ketë edhe ndalimin të lëvizjes në vëndet europiane
Po ju them të gjithë prindërve, që do të vijë fatura në familje.
Nuk do të marin shërbime famijet fëmijët e të cilëve dhunojnë dhe që janë të mitur. Do ti mbyllim shumë aksese. Në aeroporte dhe porte. Po bashkëpunojmë dhe kemi nisur punën me Bashkimin Europian për ti ndaluar aksesin në BE të gjithë atyre që dhunojnë. Dhuna nuk ka vend dhe nuk ka për të patur vend në Shqpëri-tha Rama gjatë takimit me drejtuesit e bankave
Sipas të dhënave, dëmet në sistemin bankar numërojnë 38 degë bashkash të dëmtuara dhe mbi 42 bankomate






Comments