top of page
Të gjithë Artikujt


Marrëveshje historike SHBA-Rusi për naftën, Trump premton ulje rekord të çmimeve
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me sasi të mëdha karburanti, duke pretenduar se kjo do të sjellë ulje të shpejtë dhe rekord të çmimeve të naftës. Në një postim në rrjetin social X, Trump bëri të ditur se Rusia do të furnizojë fillimisht tregjet me mbi 300 mijë tonë karburant nafte, ndërsa për muajin nëntor parashikohet një sasi tjetër prej 500 mijë ton


Rezervë nafte për 90 ditë/ PD kundërshton tarifën dhe përfshirjen e privatëve
Krijimi i rezervës kombëtare të sigurisë së naftës ka hapur një përplasje të re mes qeverisë dhe opozitës, me Partinë Demokratike që kërkon ndryshimin e mënyrës së financimit, blerjes dhe administrimit të rezervës. Deputeti demokrat Enno Bozdo depozitoi në Kuvend një paketë amendimesh për projektligjin e qeverisë, duke kundërshtuar veçanërisht vendosjen e një tarife mbi produktet hidrokarbure dhe mundësinë e përfshirjes së operatorëve privatë në administrimin e rezervave. Sip


Greqia "në luftë" me çmimin e lartë të karburanteve, njofton tjetër paketë mbështetëse
Qeveria greke po ndërhyn sërish për të frenuar ndikimin e çmimeve të larta të karburanteve, në një kohë kur benzina dhe nafta në vend kanë kaluar nivelin e 2 eurove për litër. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar një paketë të re masash, ku lehtësimi kryesor do të jetë për naftën e automjeteve. Nga 1 deri më 15 tetor, subvencionimi shtetëror do të rritet nga 10 në 15 centë për litër. Nëse këtij reduktimi i shtohet edhe ulja që pritet të aplikohet nga rafineritë, përfi


Bordi ul çmimet e naftës dhe benzinës, sa do të tregtohen nga sot
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Sipas vendimit të parë të marrë nga bordi që pas riaktivizimit çmimi i shitjes me pakicë për naftën nuk do të jetë më shumë se 219 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është përcaktuar në jo më shumë se 207 lekë për litër. Deri tani, nafta tregtohej me çmim 229 lekë/litër. Për benzinën, bordi ka


Paralajmërimi i fortë për çmimin e naftës: Mund të arrijë në 260 lekë/litër
Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në 229 lekë për litër, duke shtuar presionin mbi konsumatorët dhe bizneset. Ky nivel është ndër më të lartët në rajon, ndërsa nëse kthehemi pas në kohë, duket sikur tregu shqiptar po përjeton thuajse të njëjtën krizë çmimesh si ajo kur nisi lufta në Ukrainë. Eksperti Igli Tola vlerëson se Shqipëria ka pasur çmimet më të larta të karburanteve në rajon edhe përpara krizës së fundit ndërkombëtare. Ai sjell si shembull periudhën kur në Shqipë


Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta "fluturon" në 229 lekë
Çmimet e karburanteve në Shqipëri kanë marrë një tjetër goditje, duke u afruar me nivelet më të larta të regjistruara gjatë krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta të shtunën ka arritur deri në 229 lekë për litër, ndërsa benzina po tregtohet deri në 219 lekë për litër. Rritja vjen vetëm pak ditë pas një tjetër shtrenjtimi të karburanteve në tregun vendas. Nafta, e cila më parë tregtohej rreth 219 lekë/litër, është shtrenjtuar me rreth 7-1
bottom of page