top of page
Të gjithë Artikujt


127 biznese të dëmtuara nga protestat, mbi 2 milionë euro dëme
Dëmet materiale të shkaktuara në bizneset e Tiranës gjatë protestave të ditëve të fundit kapin vlerën e 2.15 milionë eurove. Deri më tani, Administrata Tatimore ka identifikuar 127 subjekte tregtare të prekura, ndërsa procesi i verifikimit dhe vlerësimit të humbjeve vijon. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 55 biznese janë evidentuar pas kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga administrata në terren. Ndërkohë, 72 subjekte të tjera kanë


Ibrahimaj: Protesta po ndikon në ekonomi, bie xhiroja e bizneseve
Protesta e opozitës ka ndikuar në ekonominë shqiptare, duke prekur veçanërisht bizneset e vogla, aktivitetet e lidhura me konsumin e përditshëm dhe sektorin e turizmit. Kështu u shpreh Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se pasojat ndihen si te bizneset që kanë mbyllur aktivitetin, ashtu edhe te ato që vijojnë të jenë të hapura, por me rënie të xhiros dhe konsumit. Sipas Ibrahimajt, bizneset e vogla janë më të ekspozuara ndaj kësaj situate, pasi nuk kanë mundësi të përballojnë p


Protestat e dhunshme, 45 degë bankash të dëmtuara dhe 53 ATM, 24 degë me dëme të rënda
45 degë bankash dhe 53 bankomate janë dëmtuar gjatë protestave të dhunshme. Të dhënat u bënë publike nga kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella, gjatë takimit me kryeministrin. Sipas Shellës, nga 45 degët bankare të dëmtuara, 24 prej tyre kanë pësuar dëme të rënda. Megjithatë, numri i degëve të prekura përfaqëson rreth 15% të totalit të degëve bankare në vend, ndërsa 85% e tyre vijojnë të jenë të hapura dhe në funksion të plotë. Kreu i Shoqatës së Bankave sq


Rama rikthen “karriget e dialogut” para Kryeministrisë: Dhuna do të ndëshkohet me ligj dhe financiarisht
Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish sot “karriget e dialogut” para Kryeministrisë, duke përsëritur ftesën për protestuesit që të ulen dhe të diskutojnë. Rama deklaroi se pakënaqësitë dhe problemet e qytetarëve mund të jenë arsye për të protestuar, por asnjë prej tyre nuk justifikon dhunën. Kreu i qeverisë theksoi se e drejta e protestës është e pamohueshme, ndërsa dhuna përbën një vepër të ndëshkueshme me ligj. Pavarësisht refuzimit të dialogut nga protestuesit një ditë


Dëmet në banka, reagon Banka e Shqipërisë: Nuk ka vend për panik, pagesat vijojnë normalisht
Banka e Shqipërisë garanton se depozitat dhe kursimet e qytetarëve në sistemin bankar janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve të regjistruara ditët e fundit në disa degë bankash dhe bankomate. Në një deklaratë për shtyp të publikuar këtë të hënë, institucioni qendror bankar thekson se incidentet kanë shkaktuar dëme materiale dhe kufizime të përkohshme në shërbime, por nuk kanë cenuar qëndrueshmërinë financiare të bankave. Sipas Bankës së Shqipërisë, shërbimi i pagesave ka viju


Hapen aplikimet në E-Albania për bizneset e dëmtuara, 10 grupe në terren për verifikim
Edi Rama ka njoftuar ngritjen e një mekanizmi për evidentimin dhe verifikimin e dëmeve të shkaktuara ndaj bizneseve të vogla gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke deklaruar se qeveria do t’u vijë në ndihmë subjekteve të prekura. Sipas Ramës, në platformën e-Albania do të vihet në dispozicion një dritare e posaçme, ku bizneset do të mund të deklarojnë dëmet e pësuara dhe të ngarkojnë dokumentacionin përkatës. Aplikimi do të kërkojë të dhëna identifikuese të subjekti


Kostoja e dukshme e dhunës dhe fatura e padukshme e keqqeverisjes
Shkatërrimi i pronës bie në sy brenda një nate. Kostoja e vendimeve korruptive të dobëta publike ndihet në financat e vendit për vite Një godinë e djegur bëhet lajm brenda pak minutash. Një kontratë e kushtueshme, një projekt pa rezultat ose një arbitrazh i humbur mund t’u kushtojë qytetarëve shumë më tepër, por fatura shpërndahet në vite dhe humbet mes dokumenteve financiare. Kjo është kontradikta që protestat e studentëve në Tiranë prej 13 tetorit 2026 rikthyen në qendër të


Më keni hyrë në biznes, më keni prekur shtëpinë. Më keni dhunuar !
Nga Eglent Bici Mbrëmë gjithë natën dhe sot mes dëmeve, thyerjes, shkatërrimit dhe vjedhjes në zyrën tonë më rri në mendje një pyetje: Po sikur të kisha qenë brenda? Po sikur në ato momente të kishte qenë aty një nga kolegët e mi? Po sikur të kishim qenë ende duke punuar, siç na ndodh shpesh deri vonë? Çfarë do të kishte ndodhur? Çfarë do të më kishit bërë nëse do t’ju kisha dalë përpara dhe do t’ju kisha thënë: “Ndal! Kjo është prona ime. Kjo është puna ime. Nuk keni të drej
bottom of page