top of page

Hapen aplikimet në E-Albania për bizneset e dëmtuara, 10 grupe në terren për verifikim

Oct 17
1 min read

Edi Rama ka njoftuar ngritjen e një mekanizmi për evidentimin dhe verifikimin e dëmeve të shkaktuara ndaj bizneseve të vogla gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, duke deklaruar se qeveria do t’u vijë në ndihmë subjekteve të prekura.

Sipas Ramës, në platformën e-Albania do të vihet në dispozicion një dritare e posaçme, ku bizneset do të mund të deklarojnë dëmet e pësuara dhe të ngarkojnë dokumentacionin përkatës.


Aplikimi do të kërkojë të dhëna identifikuese të subjektit, përfshirë emrin, NIPT-in, adresën elektronike dhe numrin e telefonit, si dhe informacione mbi sipërfaqen e dëmtuar, kompaninë e sigurimit dhe vlerësimin paraprak të dëmit. Bizneset do të duhet të paraqesin gjithashtu fotografi dhe fatura që dokumentojnë dëmet.


Paralelisht, 10 grupe verifikimi nga administrata tatimore do të dalin në terren për të mbledhur të dhëna dhe për të verifikuar dëmet e shkaktuara ndaj bizneseve të vogla në Tiranë. Pas përfundimit të verifikimeve, do të hartohet një regjistër me dëmet e evidentuara.


Kryeministri deklaroi se ndihma do të përfshijë të gjitha bizneset e dëmtuara, ndërsa procesi do të shoqërohet edhe me verifikimin e marrëdhënieve të subjekteve me shtetin për sa u përket detyrimeve financiare.


Këtë njoftim Rama e bëri gjatë një vizite në terren në një nga bizneset e dëmtuara.

Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page