Protestat e dhunshme, 45 degë bankash të dëmtuara dhe 53 ATM, 24 degë me dëme të rënda

45 degë bankash dhe 53 bankomate janë dëmtuar gjatë protestave të dhunshme. Të dhënat u bënë publike nga kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Bledar Shella, gjatë takimit me kryeministrin. Sipas Shellës, nga 45 degët bankare të dëmtuara, 24 prej tyre kanë pësuar dëme të rënda. Megjithatë, numri i degëve të prekura përfaqëson rreth 15% të totalit të degëve bankare në vend, ndërsa 85% e tyre vijojnë të jenë të hapura dhe në funksion të plotë. Kreu i Shoqatës së Bankave sqaroi se dëmet e evidentuara janë fizike dhe nuk kanë prekur paratë apo sigurinë e tyre. Ai theksoi se institucionet bankare kanë mekanizma të posaçëm mbrojtës për të garantuar sigurinë e fondeve. “Ju siguroj se këto janë dëme fizike dhe nuk kanë të bëjnë me paratë dhe sigurinë e tyre. Bankat kanë një sërë masash mbrojtëse dhe siguria fizike nuk cenon sigurinë e parasë”, deklaroi Shella. Dëmtimet në degët bankare dhe bankomatet u shkaktuan gjatë protestave të dhunshme, duke sjellë edhe ndërprerje të përkohshme të shërbimit në disa pika bankare.






Comments