top of page

Po vjen dallga e integrimit, program i veçantë për bizneset

  • Jul 6
  • 2 min read

Teksa procesi i integrimit po përshpejtohet, dallga që ai do të shkaktojë në ekonomi është e madhe. Shumë biznese nuk janë gati për të përballuar standartet dhe konkurrencën që do të krijohet. Për ti paraprirë këtij relaiteti, qeveria ka krijuar një program të posaçëm dedikuar biznesve për të lehtësuar rrugën e tyre drejt BE-së.  Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, deklaroi se do ta mbështesin rrugëtimin e tyre për të ardhmen.


“Këtu jemi për të ardhmen që nuk ndalet, sepse vjen, dhe për të shkuarën që nuk kthehet sepse ka ikur, Pikërisht për t’iu gjendur pranë bizneseve me të ardhmen që po vjen me shpejtësi në mënyrë të pandalshme, që është anëtarësimi në BE. Ne jemi angazhuar në krijimin e këtij programi kombëtar që do ta mbështesim edhe me ekspertizën, që do të angazhojë në funksion të programit ekspertë të mirë informuar dhe mirë përgatitur për të asistuar sipërmarrjen shqiptare. Jemi në kushtet ku na duhet nga njëra anë të mbështesim sipërmarrjet, që e kemi bërë dhe do të vijojmë ta bëjmë, ky është sistemi i krijimit të vendeve të punës nga sipërmarrjet, zhvillimi social nëpërmjet zhvillimit të ndërmarrjes.  Mbështetja jonë për ndërmarjet e vogla dhe mesme është domethënëse, që do të materializohet në ditët e ardhshme me hapjen e “Dyfisho ndërmarrjen tënde”. Në mbështetje të të gjithë atyre që do të duan të rriten më lartë, të rrisin volumin, të përgatiten për të mos u fshirë nga era e fortë e këtij transformimi i përfshirjes në tregun e BE“, tha Rama.

 

Hapi i parë është programi i financimit prej 250 milionë eurosh. Ky program është gati dhe do të përthithet si një kredi e butë me interes 2 % dhe me garanci nga shteti.

 

‘’Dyfisho biznesin tënd’. Një garanci sovrane dhe një portofol financimi në mbështetje të të gjithë tyre që do të duan të ngjiten më lart, që do të duan të rrisin volumin, që do të duan të rrisin standardet dhe që do të duan të përgatiten për të mos u goditur dhe për të mos u fshirë nga era e fortë e këtij transformimi dhe e përfshirjes në tregun e përbashkët evropian. Çdo sipërmarrës i vogël dhe i mesëm që ka gjithçka përveç financimit, do të ketë financimin”, tha Rama.

 

Ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se nga ky program synohet të mbështeten rreth 48 mijë ndërmarrjeve të cilat do të informohen lidhur me gjithçka nevojitet për të kaluar në tregun evropian.

 

“Objektivi ynë është të arrijmë 48 mijë ndërmarrje, të krijojmë rrjet ekspertësh, të ndërtojmë një platformë unike dixhitale për biznesin që do të përmbajë të gjitha programet e trajnimit dhe certifikimit. Programi mbështetet në 4 shtylla, vlerësimin e gatishmërisë së biznesit, informimin dhe ndërgjegjësimin. Nga muaji tetor duam të fillojmë një proces ku duam të trokasim në dyert e bizneseve me qëllim informimin”, tha Ibrahimaj.

 

Për të informuar  në kohë reale sipërmarrjet, ministrja tha se do të ketë një faqe interneti të dedikuar.

 

Comments


Informohuni për zhvillimet nga ekonomia.

  • Instagram
  • Facebook

© 2026 

bottom of page