top of page
Të gjithë Artikujt


Protesta e 13 tetorit, dëme në banka dhe biznese në Tiranë, ende pa një faturë financiare
Protesta e 13 tetorit në Tiranë, e shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të rendit, ka lënë pas dëme materiale në institucione shtetërore, subjekte financiare dhe infrastrukturën publike. Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 16 personave dhe procedimin penal të 49 të tjerëve, ndërsa gjashtë efektivë mbetën të lënduar. Sipas autoriteteve, gjatë tubimit përpara Ministrisë së Arsimit, grupe protestuesish të maskuar hodhën gurë, kapsolla dhe kokteje molotov, duke


Ulen çmimet e karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të sotëm, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa benzina me një çmim maksimal prej 190 lekësh për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 14 tetor, në orën 14:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të çmimeve të shitjes. Në krahasim me një ditë më parë, nafta është ulu


Patenta në Shqipëri/ Provimi teorik tashmë edhe në 3 gjuhë të huaja
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zgjeruar mundësitë për kandidatët që duan të pajisen me leje drejtimi në Shqipëri. Testimi teorik tashmë mund të zhvillohet edhe në tri gjuhë të huaja: anglisht, italisht dhe gjermanisht. Risia u vjen në ndihmë shtetasve të huaj që jetojnë, punojnë, studiojnë apo investojnë në Shqipëri, duke e bërë më të aksesueshëm procesin e marrjes së lejes së drejtimit shqiptare. Sipas DPSHTRR-së, për kategoritë A1, A2, B1 dhe


Fondi i komunitetit/ Sa para jep Bashkia e Tiranës për ndërhyrjet në pallate, ja si mund të aplikohet
Bashkia e Tiranës vë në dispozicion një fond mujor prej 200 milionë lekësh për rikonstruksionin e pallateve, ndërsa financimi maksimal për një projekt të vetëm është 50 milionë lekë. Fondi mund të përdoret për ndërhyrje të ndryshme në pallate, si vendosja e ashensorëve, termoizolimi me sistem kapot, lyerja e shkallëve dhe instalimi i pompave. Sipas përfaqësuesve të bashkisë, çdo muaj përzgjidhen rreth 4-5 projekte fituese. Në rast se ka aplikime të tjera, mund të përdoret edh


Parkimi i gabuar, shkelja nr. 1 në Shqipëri! Më pak aksidente, por më shumë viktima në rrugë
Parkimi i gabuar dhe qëndrimi në vende të ndaluara vijojnë të jenë shkeljet më të shpeshta të drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se në vitin 2025, 34% e masave administrative të vendosura për kundërvajtje rrugore lidhen me këtë kategori shkeljesh, nga 31,1% në vitin 2024 dhe 30% në vitin 2023. Në total, masat administrative për shkeljet rrugore u rritën me 2,2% krahasuar me një vit më parë, ndërsa shkeljet e lidhura


Nga idetë te biznesi, qeveria shpall objektivat për startup-et deri në vitin 2028
Qeveria synon të rrisë mbështetjen për startup-et dhe sipërmarrjet inovative në Shqipëri, me objektivin për të kaluar nga 90 startup-e të mbështetura gjatë vitit 2026, në 100 të tjera në vitin 2027 dhe 110 në vitin 2028. Sipas një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale nga MIA, mbështetja synon të ndihmojë sipërmarrësit që të kalojnë nga ideja te zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve konkrete, përmes testimit në praktikë, sigurimit të mbështetjes dhe krijimit të mundësive p
bottom of page