top of page

Patenta në Shqipëri/ Provimi teorik tashmë edhe në 3 gjuhë të huaja

Oct 14
1 min read

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zgjeruar mundësitë për kandidatët që duan të pajisen me leje drejtimi në Shqipëri. Testimi teorik tashmë mund të zhvillohet edhe në tri gjuhë të huaja: anglisht, italisht dhe gjermanisht.


Risia u vjen në ndihmë shtetasve të huaj që jetojnë, punojnë, studiojnë apo investojnë në Shqipëri, duke e bërë më të aksesueshëm procesin e marrjes së lejes së drejtimit shqiptare.


Sipas DPSHTRR-së, për kategoritë A1, A2, B1 dhe B, kandidatët mund të zgjedhin të zhvillojnë provimin teorik në njërën prej tri gjuhëve të ofruara.


Shqipja mbetet gjuha bazë e testimit, ndërsa alternativat e reja synojnë të lehtësojnë procesin për kandidatët që nuk e zotërojnë mjaftueshëm gjuhën shqipe. DPSHTRR thekson se testimi në gjuhët e huaja do të ruajë të njëjtin standard, me fokus te përgatitja e drejtuesve të rinj dhe siguria rrugore.


Comments


Na ndiqni për zhvillimet nga ekonomia në llogaritë:

  • Facebook
  • Instagram
bottom of page