top of page
Të gjithë Artikujt


4 korsi drejt kufirit me Greqinë, nis procedura për autostradën Gjirokastër–Kakavijë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e zgjerimit të aksit Gjirokastër–Kakavijë, një segment me gjatësi rreth 24 kilometra që përbën pjesën jugore të Korridorit Adriatiko-Jonian. Fondi limit për këtë procedurë është gati 100 milionë lekë. Sipas dokumenteve të tenderit, synimi është që rruga ekzistuese të transformohet në një autostradë të kategorisë A, me dy korsi lëvizjeje në secilin drejtim dhe korsi emergjence. Projekti parashikon gjitha


Bypass-i i Tiranës/ Shpallet fituesi për lotin e tretë, 1.38 miliardë lekë për aksin Kashar–Nyja Vaqarr
Projekti për ndërtimin e bypass-it të Tiranës ka hyrë në një tjetër fazë, me shpalljen e fituesit për lotin e tretë, që parashikon ndërtimin e segmentit rrugor nga Kashari deri te Nyja Vaqarr. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituese kompaninë “Elmazaj Konstruksion”, me një ofertë prej rreth 1.38 miliardë lekësh, për një kontratë që synon të krijojë një lidhje të re mes bypass-it dhe autostradës Tiranë–Durrës. Oferta e shpallur fituese është më e ulët se fondi limit i t


Rrugë e re 17 km për të anashkaluar Kamzën, lidh Thumanë-Kasharin me Unazën e Tiranës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit për projektimin e një aksi të ri rrugor që do të lidhë drejtpërdrejt autostradën Thumanë-Kashar me Unazën e Madhe të Tiranës, duke shmangur kalimin përmes Kamzës. Fondi limit për procedurën është 138.6 milionë lekë, rreth 1.4 milionë euro. Aksi i ri parashikohet të jetë rreth 17 kilometra i gjatë, nga zona jugore e nyjës së Rinasit deri në Paskuqan, ku do të lidhet me Unazën e Madhe. Gjurma do të kalojë përmes Valias
bottom of page