top of page
Të gjithë Artikujt


Rruga dytësore Tiranë–Durrës, shpallet fituesi i tenderit. Gati nisja e punimeve
Bashkia e Tiranës ka përmbyllur procedurën e prokurimit për rikonstruksionin e rrugës dytësore Tiranë–Durrës, në segmentin nga spitali Hygeia deri te Megatek. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. dhe “Ergi” sh.p.k., me një ofertë prej rreth 4,3 milionë eurosh. Fondi limit ishte rreth 594,9 milionë lekësh pa TVSH, ose afërsisht 6,26 milionë euro. Projekti financohet nga të ardhurat e Bashkisë Tiranë dhe parashikon një afat prej pesë


4 korsi drejt kufirit me Greqinë, nis procedura për autostradën Gjirokastër–Kakavijë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për studimin dhe projektimin e zgjerimit të aksit Gjirokastër–Kakavijë, një segment me gjatësi rreth 24 kilometra që përbën pjesën jugore të Korridorit Adriatiko-Jonian. Fondi limit për këtë procedurë është gati 100 milionë lekë. Sipas dokumenteve të tenderit, synimi është që rruga ekzistuese të transformohet në një autostradë të kategorisë A, me dy korsi lëvizjeje në secilin drejtim dhe korsi emergjence. Projekti parashikon gjitha


Rrugë e re 17 km për të anashkaluar Kamzën, lidh Thumanë-Kasharin me Unazën e Tiranës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur procedurën e prokurimit për projektimin e një aksi të ri rrugor që do të lidhë drejtpërdrejt autostradën Thumanë-Kashar me Unazën e Madhe të Tiranës, duke shmangur kalimin përmes Kamzës. Fondi limit për procedurën është 138.6 milionë lekë, rreth 1.4 milionë euro. Aksi i ri parashikohet të jetë rreth 17 kilometra i gjatë, nga zona jugore e nyjës së Rinasit deri në Paskuqan, ku do të lidhet me Unazën e Madhe. Gjurma do të kalojë përmes Valias
bottom of page