Borxh rekord në tregjet ndërkombëtare, Shqipëria synon Eurobondin 650 mln euro në 2027

Shqipëria pritet të dalë në tregjet financiare ndërkombëtare me një Eurobond të ri në vitin 2027, në vlerën e rreth 650 milionë eurove. Sipas projektbuxhetit të vitit të ardhshëm, huamarrja përmes këtij instrumenti parashikohet në 62.6 miliardë lekë, shumë që me kursin aktual të këmbimit përkthehet në afërsisht 650 milionë euro.
Nëse realizohet në këtë vlerë, do të jetë Eurobondi më i madh i emetuar ndonjëherë nga Shqipëria. Kjo do të shënojë gjithashtu daljen e tetë të vendit në tregjet financiare ndërkombëtare gjatë 17 viteve të fundit.
Përveç Eurobondit, qeveria parashikon edhe burime të tjera financimi nga jashtë. Sipas projektbuxhetit, huamarrja e huaj gjatë vitit 2027 vlerësohet në rreth 118.2 miliardë lekë.
Ajo pritet të realizohet përmes disbursimit të huave që financojnë ecurinë e projekteve prioritare të qeverisë, si dhe mbështetjeve buxhetore, procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të përmbushen gjatë vitit të ardhshëm.






Comments