top of page
Të gjithë Artikujt


Qeveria "hap thesin", shpërblen policët për protestën
Qeveria ka miratuar shpërblimin financiar për 2,750 punonjës të Policisë së Shtetit, të angazhuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestave. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar më 19 tetor, secili prej efektivëve përfitues do të marrë 269,120 lekë. Për këtë qëllim, buxhetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme i shtohet një fond prej 740 milionë e 80 mijë lekësh. Shuma do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 20


Bankat nën sulm, eksperti: Më pak para në bankomate
Sistemi bankar duket se ka qenë në qendër të sulmeve nga ana e protestuesve. Të dhënat paraprake flasin për 38 degë të shkatërruara dhe të dëmtuara dhe afro 42 bankomate jashtë funksionit. Artur Ribaj ekspert i tregjeve financiare duke folur në emisionin E-Zone tha se dëmet ndaj bankave nuk kanë asnjë rrezik për shëndetin e tyre “Çdo dëm që i është bërë sistemit bankar është i dënueshëm. Ai ka pasoja mbi ekonominë, pasi ndërprerjet zinxhirin e ekonomik. Pa bankë s’ka ekonomi


Nga bebet, te pensionet dhe rrugët, çfarë premton buxheti 2027 për qytetarët
Buxheti i shtetit për vitin 2027 do të jetë mbi 10 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej më shumë se 1.1 miliardë eurosh krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2026. Rritja e arkës së shtetit pritet të reflektohet edhe në politikat sociale, me qeverinë që ka vendosur në fokus mbështetjen e familjeve, fëmijëve me aftësi ndryshe, pensionistëve dhe nënave të reja. Por çfarë do të ndryshojë konkretisht për qytetarët? Një prej ndryshimeve më të rëndësishme është rishikimi


Hapen aplikimet! Studentët mund të marrin kredi me interes 0.5%
Studentët që kanë nevojë për mbështetje financiare për të përballuar studimet dhe kostot e jetesës mund të aplikojnë për kredinë studentore për vitin akademik 2026-2027. Aplikimi bëhet online përmes e-Albania, ndërsa studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar kërkesën. Skema është një mekanizëm financimi i mbështetur nga Qeveria Shqiptare, i cili synon t’u mundësojë studentëve financimin e studimeve dhe shpenzimeve të lidhura me jetesën gjatë periudhës universitare.


FMN vlerëson investimet publike, Malaj: “Paratë publike po investohen më mirë”
Shqipëria ka shënuar përmirësime në planifikimin dhe menaxhimin e investimeve publike, sipas gjetjeve paraprake të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të vlerësimit PIMA. Raporti i plotë pritet të publikohet së shpejti. Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti këtë të mërkurë misionin e FMN-së, të kryesuar nga Ian Hawkesworth, ku u diskutuan rezultatet paraprake të vlerësimit për eficiencën e investimeve publike. Sipas Ministrisë së Financave, Shqipëria
bottom of page