top of page
Të gjithë Artikujt


Kontratat për 2027 janë mbyllur, Unioni Turistik kundër taksave të reja
Unioni Turistik Shqiptar ka dalë kundër ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke kërkuar rishikimin e masave që parashikojnë rritjen e TVSH-së për shërbimet turistike nga 6% në 10% dhe të tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%. Sipas organizatës, këto ndryshime do të shtojnë barrën mbi bizneset, do të frenojnë investimet dhe do ta vendosin Shqipërinë në pozita më pak konkurruese përballë destinacioneve të tjera të rajonit. Në një deklaratë, Unioni paralajmëron se


Boom-i i turizmit në Shqipëri, Rama: Duhet të rrisim urgjent cilësinë
Rritja e numrit të turistëve në Shqipëri ka hyrë në një fazë të re, ku sfida nuk është më vetëm tërheqja e vizitorëve, por edhe mënyra se si vendi i pret dhe i menaxhon ata. Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka kaluar nga rreth 2 milionë turistë në mbi 12 milionë, ndërsa tashmë vëmendja duhet të zhvendoset te cilësia dhe turizmi i nivelit të lartë. Duke folur në edicionin e parë të “Future Hospitality Forum 2026”, Rama solli në vëmendje ndryshimin e shpejtë të sektorit g


Pas viteve të boom-it, turizmi shqiptar përballet me frenimin e parë të fortë
Turizmi shqiptar ka vijuar të sjellë miliona vizitorë edhe këtë verë, por ritmi i rritjes është ngadalësuar ndjeshëm në muajin më të rëndësishëm të sezonit. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në gusht 2026 hynë në Shqipëri rreth 2.43 milionë shtetas të huaj, vetëm 2% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Gushti zakonisht është muaji me fluksin më të lartë të turistëve të huaj, ndaj ngadalësimi i këtij viti është më i dukshëm. Në terma absolutë, numri i hyrjeve mbetet


Shqipëria mbushet me turistë, ja sa vizitorë të huaj erdhën në vetëm 8 muaj
Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë hyrë në Shqipëri gjatë 8 muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm gjatë muajit gusht, numri i vizitorëve të huaj ka kaluar 2.4 milionë, duke konfirmuar ecurinë pozitive të sezonit turistik dhe rritjen e interesit për Shqipërinë si destinacion ndërkombëtar. Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila vlerëson se rritja e numrit t


"Boom" turistësht në korrik, miliona udhëtarë hyjnë në Shqipëri
Shqipëria vijon të regjistrojë flukse të larta hyrjesh gjatë sezonit veror. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë korrikut 2026 në vend kanë hyrë 2,826,615 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 6.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja e hyrjeve është udhëhequr nga shtetasit e huaj. Gjatë muajit të kaluar, në Shqipëri kanë hyrë 1,955,099 shtetas të huaj, ose 7.1% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, numri
bottom of page