"Boom" turistësht në korrik, miliona udhëtarë hyjnë në Shqipëri

Shqipëria vijon të regjistrojë flukse të larta hyrjesh gjatë sezonit veror. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë korrikut 2026 në vend kanë hyrë 2,826,615 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 6.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Rritja e hyrjeve është udhëhequr nga shtetasit e huaj. Gjatë muajit të kaluar, në Shqipëri kanë hyrë 1,955,099 shtetas të huaj, ose 7.1% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në vend arriti në 871,516, me një rritje vjetore prej 4.1%.
Daljet rriten më ngadalë
Në kahun tjetër të lëvizjeve kufitare, në korrik janë regjistruar 790,261 dalje të shtetasve shqiptarë. Krahasuar me korrikun e vitit 2025, ky tregues është rritur vetëm me 0.9%.
Daljet e shtetasve të huaj arritën në 1,871,243 persona, duke u rritur me 4.3% në bazë vjetore. Të dhënat tregojnë kështu një ritëm më të lartë të rritjes së hyrjeve sesa të daljeve gjatë muajit kulmor të sezonit turistik. Në total, diferenca mes hyrjeve dhe daljeve gjatë korrikut ishte 165,111 lëvizje më shumë në hyrje.
Evropa Jugore dominon hyrjet
Pjesa më e madhe e hyrjeve të shtetasve të huaj vijon të lidhet me vendet e Evropës Jugore. Sipas INSTAT, ky rajon përbën 64% të hyrjeve nga Evropa. Evropa Qendrore dhe Lindore zë 13% të hyrjeve nga kontinenti, duke konfirmuar peshën e rëndësishme të tregjeve evropiane në flukset e udhëtarëve drejt Shqipërisë.






Comments